Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَكَأَيِّنْ مِنْ قَرْيَةٍ هِيَ أَشَدُّ قُوَّةً مِنْ قَرْيَتِكَ الَّتِي أَخْرَجَتْكَ أَهْلَكْنَاهُمْ فَلَا نَاصِرَ لَهُمْ
Shumë vende (qytete) kanë qenë më të fuqishme se vendi yt që të ka përzënë ty. Na, i kemi shkatërruar ata dhe nuk ka pasur ndihmës për ta. (13)
Sa e sa qytete, që ishin shumë më të fortë se qyteti që të dëboi ty, Ne i shkatërruam dhe askush nuk u erdhi për ndihmë. -
Kuptimi: Janë të shumta vendet ose qytetet e mohuesve të profetëve, që ishin më madhështorë dhe më të fuqishëm sesa këta që refuzojnë të të pranojnë ty, por Allahu i Madhëruar i shkatërroi ata të gjithë. Kur ata mohuan profetët Tanë, duke pretenduar dhe shpifur se ata ishin gënjeshtarë, atëherë mbi ta goditi me ashpërsi ndëshkimi i Zotit të Plotfuqishëm. Askush nuk mund t’i ndihmonte a shpëtonte nga ai ndëshkim. Edhe pushteti, pasuria dhe fuqia e tyre nuk u bënë dobi. As mjetet luftarake, fëmijët dhe ushtritë e shumta nuk u dolën në krah. Atëherë, çfarë do të ndodhë me ata të mjerë të pafuqishëm, të cilët e dëbuan Profetin nga vendi i vet, të cilët e mohuan, e urryen dhe e luftuan atë, ndërkohë që ai ishte më i zgjedhuri mes të gjithë profetëve dhe më i miri njeri mes të parëve dhe të fundit?! A nuk e meritonin ata ndëshkimin më shumë se çdo popull tjetër mohues?! Pa dyshim që e meritonin një ndëshkim të ashpër dhe të dhembshëm, por Allahu i Madhëruar e dërgoi profetin Muhamed si mëshirë për të gjithë botërat. Ai u dërgua për të qenë i durueshëm, tolerant, falës, i butë dhe i dhembshur me popullin e tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë