Sureja Muhammed (Muhamedi — محمد) (Ajet 16)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




47 Muhammed(محمد), Ajet 16

وَمِنْهُمْ مَنْ يَسْتَمِعُ إِلَيْكَ حَتَّىٰ إِذَا خَرَجُوا مِنْ عِنْدِكَ قَالُوا لِلَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ مَاذَا قَالَ آنِفًا ۚ أُولَٰئِكَ الَّذِينَ طَبَعَ اللَّهُ عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ وَاتَّبَعُوا أَهْوَاءَهُمْ 16 ١٦

Në mes tyre ka (edhe të atillë) që të përgjojnë ty, e posa të largohen prej teje, i pyesin ata të cilëve u është dhënë dijenia: “Ç’tha ai më parë?!” Këta janë ata, zemrat e të cilëve ua ka vulosur Perëndia dhe të cilët ndjekin epshet e veta. (16)

Tefsiri

Prej tyre

(hipokritëve)

ka që bëjnë sikur të dëgjojnë ty

(O Muhamed)

; ... -

Kuptimi: Disa prej munafikëve të dëgjojnë me vëmendje teksa flet. Në fakt, ata të dëgjojnë me vëmendje jo për të mësuar fenë e drejtë, për ta pranuar dhe për ta zbatuar atë, por me synimin që ta mohojnë. Ata thjesht shtireshin sikur besonin, sepse i Madhëruari thotë:

...por, kur largohen prej teje, u drejtohen të diturve

(sahabëve)

e u thonë: “Çfarë tha ai

(Muhamedi)

pak më parë?" -

Ata u drejtoheshin besimtarëve duke u kërkuar shpjegime rreth asaj që thoshte Profeti (a.s.). Ata i kishin dëgjuar qartë, me veshët e tyre, por ata thjesht nuk kishin dëshirën për ta zbatuar. “Çfarë tha ai pak më parë?” - Ky është një nënçmim shumë i rëndë për ta, sepse tregon që ata nuk kishin synim aspak të pranonin të vërtetën. Nëse ata do të ishin të interesuar për të vërtetën, do ta dëgjonin atë me përqendrim të thellë, do ta kuptonin me zemër, dhe kështu e gjithë qenia e tyre do të nënshtrohej të punonte dhe jetonte sipas asaj të vërtete. Por ata ishin krejt ndryshe, siç thotë Allahu i Madhëruar:

Këta janë ata, zemrat e të cilëve i ka vulosur Allahu dhe të cilët janë dhënë pas dëshirave të veta. -

Allahu i Madhëruar ua vulosi zemrat dhe ua mbylli çdo portë, nga e cila mund t’u vinte ndonjë mirësi dhe udhëzim, për shkak se ata e refuzuan ftesën e Tij dhe pasuan dëshirat e veta, të cilat i nënshtroheshin veçse të kotës. Pastaj Allahu i Madhëruar përshkruan gjendjen e të udhëzuarve, duke thënë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë