Sureja Muhammed (Muhamedi — محمد) (Ajet 17)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




47 Muhammed(محمد), Ajet 17

وَالَّذِينَ اهْتَدَوْا زَادَهُمْ هُدًى وَآتَاهُمْ تَقْوَاهُمْ 17 ١٧

E, ata që kanë marrë rrugën e drejtë, Ai (Perëndia) ua shton udhëzimin dhe u jep atyre (forcon) ruajtjen (nga zjarri). (17)

Tefsiri

Kurse atyre që ndjekin rrugën e drejtë, Ai

(Allahu)

ua shton edhe më shumë udhëzimin në rrugën e drejtë dhe i bën të devotshëm. -

Atyre të cilët ndjekin udhëzimin, duke besuar drejt, të mbështetur në dituri të saktë, të sigurt e të vërtetë nga Zoti, duke u nënshtruar për ta zbatuar atë në jetën e tyre, me qëllim që të kënaqin Allahun, Ai do t’ua shtojë edhe më shumë udhëzimin, ngase Ai është Mirënjohës, Shpërblyes i madh dhe Bujar. Gjithashtu, Ai do t’u mundësojë që të arrijnë gradën e lartë të devotshmërisë. Ai do t’u japë sukses duke ua lehtësuar çdo punë të mirë dhe do t’i mundësojë që të ruhen dhe të shpëtojnë nga çdo e keqe. Kështu, për të udhëzuarit, i Madhëruari përmend dy shpërblime: diturinë e mirë, të saktë dhe të dobishme dhe veprat e mira e të sinqerta sipas kësaj diturie. Është Allahu i Gjithëmëshirshëm Ai që përkujdeset që besimtarët t’i marrin këto dy mirësi në formën më të plotë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë