Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَهَلْ يَنْظُرُونَ إِلَّا السَّاعَةَ أَنْ تَأْتِيَهُمْ بَغْتَةً ۖ فَقَدْ جَاءَ أَشْرَاطُهَا ۚ فَأَنَّىٰ لَهُمْ إِذَا جَاءَتْهُمْ ذِكْرَاهُمْ
A mos vallë mohuesit presin që t’u vie befasisht (edhe) vetëm Çasti i caktuar, e madje – me të vërtetë, shenjat e tij kanë ardhur? E, çka do t’u shërbejnë atyre këshillat kur t’ju vie ai (Çasti)?! (18)
Vallë, a po presin ata gjë tjetër veç Kijametit, i cili do t’u vijë befas, ndërkohë që parashenjat e tij tashmë kanë ardhur?! -
Çfarë presin mohuesit e të vërtetës, që të besojnë? Vallë, mos presin t’u vijë Kijameti befas dhe pa e ndier? Disa nga shenjat që tregojnë afrimin e Kijametit tashmë janë shfaqur, prandaj tani mbetet vetëm që ai t’i kapë në befasi. Por atë ditë nuk do të ketë më mundësi pendimi, siç thotë i Lartësuari:E si presin t’u bëjnë dobi këshillat kur Kijameti të ketë ardhur?! -
Nëse vjen Kijameti i madh ose kijameti i vogël (vdekja) për secilin nga ata, nuk do t’u jepet më mundësia për të reflektuar e për t’u penduar. Koha për pendim mbaron me dynjanë. Ata jetojnë në dynja mjaftueshëm për të reflektuar e për t’u penduar, pasi lajmësit e Zotit e kanë qartësuar të vërtetën. Ky ajet është një nxitje që të përgatitemi mirë, para se vdekja të na vijë befas. Vdekja është kijameti për çdo njeri. Për çdo njeri që vdes ka filluar kijameti, ndërkohë që veprat e tij mbyllen.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë