Sureja Muhammed (Muhamedi — محمد) (Ajet 20)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




47 Muhammed(محمد), Ajet 20

وَيَقُولُ الَّذِينَ آمَنُوا لَوْلَا نُزِّلَتْ سُورَةٌ ۖ فَإِذَا أُنْزِلَتْ سُورَةٌ مُحْكَمَةٌ وَذُكِرَ فِيهَا الْقِتَالُ ۙ رَأَيْتَ الَّذِينَ فِي قُلُوبِهِمْ مَرَضٌ يَنْظُرُونَ إِلَيْكَ نَظَرَ الْمَغْشِيِّ عَلَيْهِ مِنَ الْمَوْتِ ۖ فَأَوْلَىٰ لَهُمْ 20 ٢٠

E, thonë ata që kanë besuar: “Sikur të ishte shpallur një sure!” E, kur u shpall një sure e qartë dhe në të u përmend (obligimi) i luftës, i sheh ti ata zemrash të sëmuara (me besim të dyshimtë), si të shikojnë ty me shikimin si të agonisë së jetës! E, më e përshtatshme do të ishte për ata – (20)

Tefsiri
Allahu i Madhëruar na tregon për disa besimtarë, të cilët, duke u nxituar, kërkojnë të marrin përsipër detyrime, plotësimi i të cilave është i vështirë.

Disa besimtarë thonë: “Sikur të ishte shpallur një sure

(për luftën)!” - Besimtarët kërkonin dhe dëshironin që të shpallej ndonjë sure, ku të bëhej e detyruar lufta.Por kur shpallet ndonjë sure e qartë që flet për luftë, ata që kanë zemra të sëmura, të shikojnë sikur të ishin në agoninë e vdekjes. -

Kuptimi: Kur zbret surja që e bën të pakthyeshme luftën, e cila është gjëja më e vështirë për shpirtin e njeriut, ata me iman të dobët tërhiqen dhe nuk qëndrojnë si burrat, për ta plotësuar këtë detyrim. I Madhëruari thotë: “... të shikojnë sikur të ishin në agoninë e vdekjes.” Kur dëgjojnë urdhrin për luftë, nga frika e madhe e vdekjes, ata shikojnë njëlloj si ai njeriu të cilit i bie të fikët para vdekjes. Kjo pjesë i ngjan ajetit tjetër, ku Allahu i Madhëruar thotë: “A nuk i ke parë (o Muhamed) ata të cilët u porositën: “Largoni duart tuaja prej luftës, faleni namazin dhe jepeni zekatin!?” Por kur iu bë detyrim lufta, një grup prej tyre iu frikësuan njerëzve ashtu si duhet t’i frikësohesh Allahut, madje edhe më shumë. Ata thanë: “O Zoti ynë! Pse na e bëre detyrim luftën? Sikur të na e kishe shtyrë pak më vonë!” Thuaju: “Kënaqësitë e kësaj bote janë të pakta; Bota tjetër është shumë më e mirë për ata që janë të devotshëm. Juve nuk do t’ju bëhet padrejtësi aspak.” [Nisa 77]. Më pas, duke i edukuar dhe udhëzuar besimtarët në më të mirën, Allahu i Madhëruar thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë