Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
Me të vërtetë, ata që janë kthyer prapa (në mohim), pasi u është treguar atyre rruga e drejtë, djalli i ka shpie në mëkat dhe i ka udhqyer ata me shpresë të rrejshme. (25)
Tefsiri
Me të vërtetë, ata që kthehen në mosbesim, pasi u është bërë e qartë Rruga e drejtë, Shejtani i ka joshur dhe i mban me shpresa të kota. -Allahu i Madhëruar na tregon rreth atyre të cilët i kthejnë shpinën udhëzimit. Ata e bëjnë këtë zgjedhje jo duke u mbështetur në fakte nga Zoti, por thjesht ndjekin verbërisht se çfarë u thotë dhe ua zbukuron Shejtani, i cili është armiku i tyre. Ai ua hijeshon rrugën e humbjes me premtime të rreme e ëndrra të kota dhe i nxit që t’i përkushtohen asaj, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Shejtani u premton atyre dhe i bën të shpresojnë (kotësira). Por shejtani premton veçse mashtrim.” [Nisa 120]. Kjo ndodh për shkak se atyre iu është bërë e qartë udha e drejtë, por ata e shpërfillin atë, duke parapëlqyer plotësimin e dëshirave personale. Ndodh edhe për një shkak tjetër:
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë