Sureja Muhammed (Muhamedi — محمد) (Ajet 27)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




47 Muhammed(محمد), Ajet 27

فَكَيْفَ إِذَا تَوَفَّتْهُمُ الْمَلَائِكَةُ يَضْرِبُونَ وُجُوهَهُمْ وَأَدْبَارَهُمْ 27 ٢٧

E, (çka do të bëjnë) ata, kur engjëjt do t’u marrin shpirtin atyre, duke i rrahur ata nëpër fytyrat dhe shpindët e tyre. (27)

Tefsiri

Si do të jetë gjendja e tyre

(hipokritë-ve)

kur melekët t’ua marrin shpirtin, duke i goditur në fytyrat dhe në shpinat e tyre? -

Si do të jetë gjendja e tyre e shëmtuar, kur melekët e ndëshkimit të dërgohen për t’ua shkulur shpirtin me dhimbje?! Kjo vërtetë është një pamje e tmerrshme. Ata do t’i godasin fort në fytyrë dhe kurriz, me ashpërsi dhe pa mëshirë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë