Sureja Muhammed (Muhamedi — محمد) (Ajet 29)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




47 Muhammed(محمد), Ajet 29

أَمْ حَسِبَ الَّذِينَ فِي قُلُوبِهِمْ مَرَضٌ أَنْ لَنْ يُخْرِجَ اللَّهُ أَضْغَانَهُمْ 29 ٢٩

Vallë, a mendojnë ata me zemra të sëmura – se, Perëndia nuk do t’ua qet në shesh urrejtjen e tyre? (29)

Tefsiri

Vallë, a mendojnë ata që i kanë zemrat e sëmura

(me hipokrizi)

, se Allahu nuk do t’ua nxjerrë në shesh urrejtjen

(ndaj besimit të vërtetë)?! - A mos mendojnë ata që i kanë zemrat të sëmura nga dyshimet, epshi dhe dëshirat pa fré, se Allahu nuk do t’ua nxjerrë jashtë mllefin, urrejtjen, armiqësinë dhe ligësinë që mbajnë fshehur në kraharor?! Sëmundjet e zemrës e nxjerrin njeriun nga natyrshmëria e pastër dhe e fusin në pellgun e zullumit. Mendimi i tyre se Allahu nuk do t’ua nxjerrë në dukje urrejtjen ndaj Islamit dhe muslimanëve, është shumë i gabuar dhe bie ndesh me urtësinë e Allahut të Madhëruar. Urtësia e Tij e bën të domosdoshme që të dallohen të sinqertët nga gënjeshtarët, nëpërmjet sprovave dhe vështirësive. Ata që janë të qëndrueshëm në këto sprova dhe nuk i tradhtojnë bazat e fesë së tyre, ata janë besimtarë të vërtetë. Ndërsa ata që lëkunden nga këto sprova dhe nuk bëjnë durim, ata nuk kanë besim të fortë dhe të vërtetë. Kur ata janë në vështirësi, e humbasin toruan dhe u dobësohet imani, aq sa fillojnë të vjellin vrer kundër të vërtetës, duke e nxjerrë jashtë në këtë mënyrë ligësinë që fshihnin në zemër dhe duke shfaqur hipokrizinë e tyre. Kështu, me urtësinë e Tij, Allahu i Madhëruar nxjerr në pah besimtarët e vërtetë dhe mashtruesit hipokritë. Madje Ai thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë