Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَالَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَآمَنُوا بِمَا نُزِّلَ عَلَىٰ مُحَمَّدٍ وَهُوَ الْحَقُّ مِنْ رَبِّهِمْ ۙ كَفَّرَ عَنْهُمْ سَيِّئَاتِهِمْ وَأَصْلَحَ بَالَهُمْ
E, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira dhe besojnë në atë që i është shpallur Muhammedit – e ajo është e Vërteta prej Zotit të tyre, - Ai do t’jua mbulojë mëkatet dhe do t’ua përmirësojë gjendjen atyre, (2)
...do t'ua mbulojë të këqijat... -
Ai ua mbulon të këqijat që bëjnë në dynja, qofshin gjynahe të vogla apo të mëdha. ‘Mbulim i gjynaheve’ do të thotë shpëtim nga ndëshkimi i dynjasë dhe i ahiretit....dhe do t'ua përmirësojë gjendjen. -
Nëpërmjet besimit të drejtë dhe veprave që kryhen sipas këtij besimi, Allahu i Madhëruar ua rregullon gjendjen në dynja dhe në ahiret. Ai ua pastron zemrat dhe ua përmirëson më tej veprat e mira, duke ua shumëfishuar numrin këtyre të fundit dhe duke ua shtuar shpërblimin, me bujarinë e Tij. Kështu, Allahu i Madhëruar e rregullon gjendjen e tyre në të gjitha drejtimet. Po cili është shkaku i kësaj bujarie? I Madhëruari thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë