Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا وَصَدُّوا عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ وَشَاقُّوا الرَّسُولَ مِنْ بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُمُ الْهُدَىٰ لَنْ يَضُرُّوا اللَّهَ شَيْئًا وَسَيُحْبِطُ أَعْمَالَهُمْ
Me të vërtetë, ata që nuk besojnë dhe i pengojnë (të tjerët) nga rruga e Perëndisë dhe kundërshtojnë Pejgamberin, pasi që atyre u është shpjeguar qartë rruga e drejtë, nuk do t’i sjellin (me këtë) Perëndisë kurrfarë dëmi, e Ai do t’ua zhdukë veprat e tyre. (32)
...ata nuk mund ta dëmtojnë aspak Allahun. Ai do t’i zhvlerësojë veprat e tyre. -
Sjellja e tyre armiqësore nuk mund ta cenojë aspak mbretërimin dhe pushtetin e Allahut. Madje, Ai do të asgjësojë çdo vepër të tyre në funksion të së kotës dhe ligësisë. Përpjekjet e tyre në këtë drejtim do të sjellin veçse dëshpërim dhe zhgënjim për ta. Edhe ndonjë punë, nga e cila kanë shpresë për t’u shpërblyer nga Zoti, nuk do t’u pranohet, sepse i mungon kushti i pranimit të saj, që është imani.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë