Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنْ تَنْصُرُوا اللَّهَ يَنْصُرْكُمْ وَيُثَبِّتْ أَقْدَامَكُمْ
O besimtarë, nëse ndimoni Perëndinë (rrugën e Tij), edhe Ai do t’ju ndihmon juve dhe do t’ua mundësojë përparimin tuaj. (7)
O ju që keni besuar! Nëse ju ndihmoni Allahun, Ai do t'ju ndihmojë dhe do t'jua forcojë këmbët tuaja. -
Ky është një urdhër që Allahu i Madhëruar u drejton besimtarëve, që ata të ndihmojnë fenë e Tij, duke jetuar sipas saj, duke e zbatuar atë për veten e tyre, duke ftuar të tjerët të jetojnë sipas saj e duke luftuar armiqtë e kësaj feje. Por çka është më e rëndësishme, me të gjitha këto vepra ata duhet të kenë si qëllim arritjen e kënaqësisë së Allahut të Madhëruar. Nëse ata veprojnë kështu, Allahu i Madhëruar ka për t’i ndihmuar, ka për t’u dhuruar fitore, ka për t’ua forcuar këmbët, besimin dhe pozitat e tyre. Ai do t’ua forcojë edhe zemrat, duke u dhuruar durim e qëndrueshmëri para çdo lloj vështirësie dhe para armiqve të së vërtetës. Ky është një premtim i dhënë nga Bujari, i Cili është Besnik në premtimet e Tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë