Sureja Muhammed (Muhamedi — محمد) (Ajet 8)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




47 Muhammed(محمد), Ajet 8

وَالَّذِينَ كَفَرُوا فَتَعْسًا لَهُمْ وَأَضَلَّ أَعْمَالَهُمْ 8 ٨

E, ata që nuk besojnë – shkatërrimi për ta! Ai ua humbë veprat atyre. (8)

Tefsiri

Ndërsa ata që nuk besojnë, qofshin të shkatërruar! Ai do t'ua asgjësojë veprat e tyre. -

Ndërsa ata që e mohojnë Zotin dhe rreshtohen me palën e të keqes, ata do të dështojnë gjithmonë në çështjet e tyre. Përpjekjet e tyre për të dobësuar dhe zhdukur të vërtetën, Allahu i Madhëruar ka për t’i shkatërruar. Të vetmit që do të rrënohen do të jenë ata. Allahu ka për t’ua kthyer mbi kokën e tyre intrigat që ata thurin. Edhe ato vepra me të cilat pretendojnë se do kënaqin Zotin, Ai ka për t’i asgjësuar dhe nuk do t’u japë asnjë shpërblim. Ky ndëshkim është i meritueshëm për ta, sepse:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë