Sureja El-Feth (Fitorja — الفتح) (Ajet 11)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




48 El-Feth(الفتح), Ajet 11

سَيَقُولُ لَكَ الْمُخَلَّفُونَ مِنَ الْأَعْرَابِ شَغَلَتْنَا أَمْوَالُنَا وَأَهْلُونَا فَاسْتَغْفِرْ لَنَا ۚ يَقُولُونَ بِأَلْسِنَتِهِمْ مَا لَيْسَ فِي قُلُوبِهِمْ ۚ قُلْ فَمَنْ يَمْلِكُ لَكُمْ مِنَ اللَّهِ شَيْئًا إِنْ أَرَادَ بِكُمْ ضَرًّا أَوْ أَرَادَ بِكُمْ نَفْعًا ۚ بَلْ كَانَ اللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرًا 11 ١١

Do të të thonë ty arabët e shkretëtirës (beduinët), të cilët ngelën pas jush dhe nuk erdhën me ju: “Na angazhuan (preokupuan) neve pasuria jonë dhe familjet tona, e lutju (Perëndisë) të na falë neve!” Ata flasin me gjuhën e tyre, atë që nuk e kanë në zemrat e tyre. Thuaju (atyre): “Kush mund ta pengojë Perëndinë ndaj jush, nëse Ai don t’ju godet juve me ndonjë dëm, ose nëse don t’ju bëjë ndonjë të mirë?!” Jo, Perëndia di atë që punoni ju. (11)

Tefsiri

Beduinët, që nuk morën pjesë në luftë, do të thonë: “Na penguan pasuria dhe familjet tona, ndaj kërko falje për ne!” -

Allahu i Madhëruar i qorton ata të cilët u dembelosën dhe nuk shkuan së bashku me Profetin të luftonin në rrugën e Tij. Këta ishin disa beduinë me iman të dobët dhe me zemër të sëmurë. Ata patën një mendim të keq për Allahun e Lartësuar. Ata u justifikuan duke thënë se i kishte penguar pasuria dhe familja nga pjesëmarrja në xhihad. Ata, gjithashtu, i kërkuan Profetit (a.s.) që të kërkonte falje për ta. Më pas, Allahu i Madhëruar thotë:Ata thonë me gojë gjëra që nuk i kanë në zemër. Thuaju: “Kush mund ta pengojë Allahun, nëse Ai dëshiron që t’ju përfshijë ndonjë gjëmë ose t’ju vijë ndonjë e mirë?!” Nuk është ashtu. Allahu e di shumë mirë se çfarë veproni ju. -

Kur i thanë Profetit që të kërkonte falje për ta, ata donin të tregonin se e pranonin fajin dhe se ishin të penduar për të. Faji i tyre ishte mosmarrja pjesë në luftë me Profetin (a.s.). Por, në fakt, ata nuk ishin penduar me zemër. Nëse vërtet do të ndienin keqardhje për veprimin e tyre, atëherë lutja e Profetit (a.s.) për ta do t’u vlente, sepse pendimi është i dobishëm për ata që, sinqerisht, kthehen te Zoti të nënshtruar. E vërteta qe se ata nuk morën pjesë në luftë, pasi kishin mendim të keq për Allahun:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë