Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قُلْ لِلْمُخَلَّفِينَ مِنَ الْأَعْرَابِ سَتُدْعَوْنَ إِلَىٰ قَوْمٍ أُولِي بَأْسٍ شَدِيدٍ تُقَاتِلُونَهُمْ أَوْ يُسْلِمُونَ ۖ فَإِنْ تُطِيعُوا يُؤْتِكُمُ اللَّهُ أَجْرًا حَسَنًا ۖ وَإِنْ تَتَوَلَّوْا كَمَا تَوَلَّيْتُمْ مِنْ قَبْلُ يُعَذِّبْكُمْ عَذَابًا أَلِيمًا
Thuaju atyre beduinëve që ngelën pas jush (e nuk erdhën): “Do të thirreni ju në luftë kundër një populli luftarak, përderisa të mos përulet (ose të bëhet musliman). E, nëse dëgjoni (thirrjen), Perëndia do t’u japë shpërblim të mirë, e nse shmangeni (refuzoni) ashtu siç jeni shmangur më parë, (Ai) do t’ju ndëshkojë me dënim të dhembshëm. (16)
Nëse i përgjigjeni thirrjes, Allahu do t’ju japë shpërblim të mirë... -
Nëse do t’i bindeshin thirrjes për luftë, do të fitonin një shpërblim të mirë, të cilin Allahu e ka vendosur për ata që luftojnë në rrugën e Tij. Por, në të kundërt:...e nëse nuk dilni, - sikurse nuk dolët edhe më parë, - Ai do t’ju ndëshkojë me një dënim të dhembshëm -
Nëse do të vepronin sikurse më parë, duke i bërë bisht ftesës së Profetit për të luftuar në rrugën e Zotit, atëherë i priste një ndëshkim i dhembshëm. Ky ajet është edhe vlerësim i lartë i kalifëve të drejtë pas Profetit (a.s.), të cilët udhëhoqën luftën kundër fuqive të mëdha të asaj kohe, si Persia, Roma etj. Ai tregon se bindja ndaj urdhrit të tyre për luftë ishte e detyrueshme. Pastaj Allahu i Madhëruar na bën të ditur kategoritë që lejohen të mos marrin pjesë në xhihad:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë