Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَعَدَكُمُ اللَّهُ مَغَانِمَ كَثِيرَةً تَأْخُذُونَهَا فَعَجَّلَ لَكُمْ هَٰذِهِ وَكَفَّ أَيْدِيَ النَّاسِ عَنْكُمْ وَلِتَكُونَ آيَةً لِلْمُؤْمِنِينَ وَيَهْدِيَكُمْ صِرَاطًا مُسْتَقِيمًا
Perëndia u ka premtuar juve plaçkë të pasur që do ta fitoni, e ua shpejtoi këtë juve (Ai) dhe i pengoi duart e njerëzve (nga të dëmtuarit juve) – për të qenë ky argument për besimtarët (që premtimi i Perëndisë është i realizueshëm) dhe për t’u udhëzuar juve në rrugën e drejtë, (20)
Allahu ju premton plaçkë të madhe, që do ta fitoni, kurse këtë jua dha më shpejt. -
Ky premtim përmbledh të gjithë plaçkën e luftës dhe betejat që do të fitojnë muslimanët, deri në Ditën e Kijametit. Fragmenti: “...kurse këtë jua dha më shpejt” ka për qëllim plaçkën e Hajberit. Kështu, ajeti do të thotë: Mos mendoni se shpërblimi i Allahut mbaron me plaçkën e Hajberit! Përkundrazi, pasuri të mëdha ju presin edhe në të ardhmen. Atëherë, lavdërojeni dhe falënderojeni Allahun për këtë!Ai i pengoi duart e njerëzve kundër jush, që të shihej si shenjë e mirë nga besimtarët... -
Allahu i ndali njerëzit që ishin të aftë dhe të gatshëm t’ju luftonin! Kjo qe një ndihmë e madhe për ju. Gjithashtu, plaçka e luftës e fituar nga ju le të jetë si dëshmi se premtimi i Allahut është i vërtetë dhe shpërblimi i Tij për besimtarët është i madh. Ai që caktoi për ju pasurinë e Hajberit është i Plotfuqishmi, i Cili do t’ju dhurojë edhe të tjera si ajo....dhe që t’ju udhëzonte në Rrugë të Drejtë. -
Nëpërmjet rrugëve dhe shkaqeve të përcaktuara nga Ai, Allahu do t’ju udhëzojë në rrugën e drejtë. Kjo rrugë e drejtë është dija e saktë dhe e vërtetë, besimi i sinqertë, si edhe veprat e mira, sipas dijes së saktë dhe besimit të sinqertë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë