Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَهُوَ الَّذِي كَفَّ أَيْدِيَهُمْ عَنْكُمْ وَأَيْدِيَكُمْ عَنْهُمْ بِبَطْنِ مَكَّةَ مِنْ بَعْدِ أَنْ أَظْفَرَكُمْ عَلَيْهِمْ ۚ وَكَانَ اللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرًا
Ai ka penguar duart e tyre ndaj jush dhe duart tuaja ndaj tyre – brenda në Mekke, pasi u ka dhënë juve fitoren mbi ta. Perëndia i sheh të gjitha çka punoni ju. (24)
Është Ai që, brenda në Mekë, pengoi duart e tyre kundër jush dhe duart tuaja kundër tyre, pasi ju dhuroi fitoren kundër tyre. -
Ishte Allahu i Madhëruar që i ruajti besimtarët nga sherri i qafirëve të Mekës. Por ishte, gjithashtu, Allahu i Madhëruar që i ruajti besimtarët të mos bënin luftë në Mekë me qafirët, edhe pse e kishin mundësinë t’i luftonin e asgjësonin. Rasti i dytë flet konkretisht për një grup qafirësh prej tetëdhjetë burrash nga Meka, që planifikuan të godisnin muslimanët në pabesi e befasi. Muslimanët arritën që t’i kapnin këta qafirë dhe nuk i vranë, por i lëshuan. Ishte mëshira e Allahut që nuk i lejoi muslimanët ta asgjësonin atë grup.Allahu shikon gjithçka që veproni. -
Allahu sheh dhe do ta shpërblejë çdo njeri sipas punës që ka bërë. Për besimtarët, Ai përkujdeset në mënyrë të veçantë, duke i udhëzuar në veprat më të mira dhe më të dashura për Të. Në vijim, Allahu i Madhëruar tregon arsyet për luftën kundër idhujtarëve:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë