Sureja El-Feth (Fitorja — الفتح) (Ajet 5)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




48 El-Feth(الفتح), Ajet 5

لِيُدْخِلَ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا وَيُكَفِّرَ عَنْهُمْ سَيِّئَاتِهِمْ ۚ وَكَانَ ذَٰلِكَ عِنْدَ اللَّهِ فَوْزًا عَظِيمًا 5 ٥

për t’i shpie besimtarët dhe besimtaret në kopshtije nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë, ku do të qëndrojnë përherë, dhe që t’ju falë mëkatet e tyre – e kjo te Perëndia është fitore e madhe – (5)

Tefsiri
Ai (Allahu) ka për t'i çuar Besimtarët dhe besimtaret në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Ata do të jenë të përjetshëm në to dhe Ai do t'ua falë Gjynahet e tyre. -

Ky është premtimi i mrekullueshëm për muslimanët. Duke hyrë në kopshtet e Xhenetit, ata do të arrijnë gjithçka të mirë që dëshirojnë, ndërsa me faljen e gjynaheve të tyre, do të shpëtojnë nga gjithçka e keqe së cilës i druhen.

Kjo tek Allahu është një fitore e madhe. -

Arritja e këtij suksesi nga besimtarët vlerësohet nga Allahu i Madhëruar si një fitore e madhe.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë