Sureja El-Huxhurat (Dhoma — الحجرات) (Ajet 15)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




49 El-Huxhurat(الحجرات), Ajet 15

إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ الَّذِينَ آمَنُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ ثُمَّ لَمْ يَرْتَابُوا وَجَاهَدُوا بِأَمْوَالِهِمْ وَأَنْفُسِهِمْ فِي سَبِيلِ اللَّهِ ۚ أُولَٰئِكَ هُمُ الصَّادِقُونَ 15 ١٥

Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që besojnë Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij, dhe pastja nuk dyshojnë dhe luftojnë në rrugën e Perëndisë me pasurinë dhe jetën e tyre. Këta janë besimtarë të sinqertë. (15)

Tefsiri
Besimtarë janë vetëm ata që i besojnë Allahut, të Dërguarit e Tij, e pastaj nuk luhaten, por luftojnë me pasurinë dhe me jetën e tyre në Rrugën e Allahut. -

Besimtarë të vërtetë janë ata që plotësojnë dy kushte:

1 Kanë besimin e plotë dhe të sinqertë tek Allahu, që sjell punë të mira dhe largon nga të këqijat.

2 Luftojnë dhe përpiqen në rrugën e Allahut, pasi çdokush që lufton jobesimtarët dëshmon për iman të plotë, që ka zënë vend në zemrën e tij. Ai që lufton për përhapjen e Islamit dhe fton të tjerët për të zbatuar ligjin e Zotit në jetën e tyre, pa dyshim që, së pari, i ka plotësuar këto kërkesa për veten e vet. Ndërsa ai që nuk ka fuqi të luftojë për përhapjen e fesë së Zotit dëshmon për dobësinë e imanit të tij.Duke treguar një kusht të domosdoshëm për një besim të saktë, Allahu i Madhëruar thotë: ... e mandej nuk luhaten”. Zemrën dhe veprat e robit i rregullon vetëm besimi i sigurt dhe i patundur në çdo gjë që Zoti ka urdhëruar të besohet, pa pasur as më të voglin dyshim.

Këta janë besimtarët e vërtetë. -

Të vërtetët janë ata të cilët besimin e tyre e pasqyrojnë me vepra të mira, ashtu si e kërkon besimi i pastër dhe i vërtetë. Vërtetësia e besimit është një pretendim shumë serioz. Në fakt, çdokush që ka një pretendim duhet që ta mbrojë atë me fakte, nëse është i vërtetë. Edhe kur bëhet fjalë për besimin, i cili është porta e lumturisë në dynja dhe në ahiret, jo çdokush që e pretendon, e ka arritur vërtet. Vetëm ai që kryen detyrimet që kërkon besimi, me vepra e fjalë, vetëm ai ka pretendim të pranueshëm ose vetëm ai është besimtar i vërtetë. Nëse dikush nuk i plotëson këto kushte, atëherë pretendimi i tij se ka besim nuk qëndron. Pretendimi i tij nuk ka asnjë vlerë për krijesat, sepse besimin në zemër e vlerëson veçse Allahu i Madhëruar. Në fakt, pretendimi se ke apo jo besim në zemër është një lloj mungese edukate me Allahun e Lartësuar. A thua se po i mëson Allahut se çfarë ke në zemër! Ky është një mendim i gabuar për Allahun.Kështu, i Madhëruari thotë:Dijetarët selefë dhe të tjerë kanëshprehur mendime të ndryshme përrastin kur njeriu deklaron besimin e tij.Disa kanë qenë të mendimit se nuklejohet të thuash për veten: “Unë jambesimtar”, pa e shoqëruar me: “...nëdashtë Allahu” nga pas. Disa deklarojnëse ky ka qenë mendimi i shumicës sëdijetarëve filozofë (mutekel-limin) tëmedhhebit Shafiij. Disa të tjerë mendojnëse është e lejueshme të thuash: “Unë jambesimtar” edhe pa thënë nga pas: “...nëdashtë Allahu”. Ky është mendimi më ipërzgjedhur, që mbështetet edhe ngadijetarët analistë kritikë “muhakkikin”.Ndërsa El Euzaijju dhe të tjerë kanë qenëtë mendimit se që të dyja mënyrat janëtë lejuara, në varësi të këndvështrimitapo të qëllimit. Pra, lejohet të thuashthjesht: “Unë jam besimtar”, nëse ke përqëllim gjendjen aktuale, përderisakonsiderohesh nga Sheriati si “besimtar”.Por, gjithashtu, mund të thuash: “Unëjam besimtar, në dashtë Allahu!”, nëse kepër qëllim lutjen për begati dhe suksesnga Allahu, ose nëse shpreh shpresën përpërfundimin tënd, pasi ne nuk e dimë ado të jemi të qëndrueshëm në besimintonë deri në vdekje apo jo. Edhe kymendim është i pranueshëm, nëse duamqë t'u largohemi sa më shumëpërplasjeve të mendimeve. Për sa ipërket deklarimit se dikush ështëjobesimtar, ka gjithashtu mendime tëndryshme të dijetarëve. Kështu, disa janëtë mendimit se mund të thuhet: “Ai ështëqafir” edhe pa thënë: “...në dashtëAllahu”. Disa të tjerë thonë se me këtërast veprohet njëlloj si për deklarimin ebesimit. Pra, në varësi të qëllimit, mundtë themi: “...në dashtë Allahu", ose jo. Kjodo të thotë që, nëse kemi qëllim tëtregojmë se si do të jetë përfundimi i tij,duhet të themi: “...në dashtë Allahu", pasine nuk e dimë se si do të jetë përfundimii tij. Ky mendim është parapëlqyer ngadisa prej dijetarëve muhakkikin.Sidoqoftë, Allahu është më i ditur përgjithçka. [Shih “Komentari i Sahihut tëMuslimit” nga imam Neveviu, vëllimi 1].

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë