Sureja El-Huxhurat (Dhoma — الحجرات) (Ajet 16)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




49 El-Huxhurat(الحجرات), Ajet 16

قُلْ أَتُعَلِّمُونَ اللَّهَ بِدِينِكُمْ وَاللَّهُ يَعْلَمُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۚ وَاللَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ 16 ١٦

Thuaju (atyre): “Vallë, a ju ta lajmëroni Perëndinë për besimin tuaj, e Perëndia i di të gjitha çka ka në qiej dhe në Tokë! Perëndia është i dijshëm për çdo gjë. (16)

Tefsiri
Thuaju: “Vallë, ju do t’i tregoni Allahut për fenë tuaj, ndërkohë që Allahu di ç’ka në qiej dhe ç’ka në Tokë dhe kur Allahu Di gjithçka?!” -

Dija e Allahut ka përfshirë gjithçka, pa përjashtim, mes të cilave edhe ato që fsheh zemra, besim apo mohim qoftë, mirësi apo ligësi. I Lartësuari i di të gjitha ato me imtësi dhe do t’i shpërblejë me drejtësi. Nëse ke punuar mirë, do të fitosh mirësi, e nëse ke punuar keq, do të marrësh atë që meriton.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë