Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَمُنُّونَ عَلَيْكَ أَنْ أَسْلَمُوا ۖ قُلْ لَا تَمُنُّوا عَلَيَّ إِسْلَامَكُمْ ۖ بَلِ اللَّهُ يَمُنُّ عَلَيْكُمْ أَنْ هَدَاكُمْ لِلْإِيمَانِ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ
Ata të përkujtojnë ty, (mirësitë), ngase kanë pranuar islamizmin. Thuaju (atyre): “Mos më përkutjoni ju për atë që keni pranuar islamizmin; përkundrazi, Perëndia ju ka dhuruar mirësi dhe ju ka orientuar në besim, nëse flisni të vërtetën! (17)
Ata të lavdërohen ty që u bënë muslimanë. Thuaju: “Me pranimin tuaj të Islamit, mos m'u lavdëroni mua, ...” -
Ata që dëshmojnë për veten se kanë iman të plotë, e ndërkohë nuk janë të tillë, mund ta bëjnë për disa arsye, një prej të cilave është pandehma se kështu do t’ia bëjnë të njohur besimin e tyre Allahut të Madhëruar, ndërkohë që Allahu është i Gjithëditur për gjithçka, prandaj kjo sjellje e tyre është e ulët dhe e panevojshme. Arsye tjetër është që t’i tregojnë Profetit (a.s.) se kanë besuar jo për të fituar ndonjë gjë për veten e tyre, por për t’i bërë nder Profetit. Me fjalët e tyre, ata sikur po ia kujtonin Profetit nderin që po i bënin duke e besuar dhe u bërë pasues të fesë së tij. Kjo sigurisht qe diçka jo e këndshme, që nuk u takonte ta bënin përpara Profetit të Zotit. Në fund të fundit, nëse imani qe i vërtetë në zemrat e tyre, kjo ishte bamirësi e Allahut për ta. Ishte vetëm Allahu që ua dhuroi atë mirësi e çdo mirësi tjetër që kishin. Ashtu sikurse është Allahu i vetmi që i krijon, i furnizon dhe u dhuron njerëzve mirësi të dukshme e të padukshme, po ashtu Ai është i vetmi që u dhuron atyre imanin dhe udhëzimin në rrugën e drejtë. Mirësia e Islamit, e të besuarit dhe e udhëzimit në rrugën e drejtë është mirësia më e madhe dhe më e rëndësi-shme që Ai u dhuron njerëzve. Prandaj vetëm Atij i duhet shprehur falënderimi dhe mirënjohja e plotë, siç thotë i Madhëruari:“...sepse Ai që e meriton falënderimin tuaj për udhëzimin në besim, është vetëm Allahu, nëse jeni të sinqertë”. -
Pastaj i Madhëruari thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë