Tefsiri
O ju që keni besuar! Nëse ndonjë i padrejtë ju sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, në mënyrë që të mos e lëndoni ndonjë njeri pa dashje, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë. -Edhe kjo është këshillë për një virtyt të lartë, të cilin duhet ta ketë çdo njeri i mençur dhe i urtë. Kështu, nëse një njeri i prishur, apo siç e quan i Lartësuari “fasikun” (që shkel kufijtë e Allahut), përcjell një lajm të caktuar, besimtari nuk duhet të nxitohet dhe ta pranojë menjëherë atë ose të ndërtojë gjykim mbi të, por ta verifikojë mirë dhe me kujdes. Marrja si e vërtetë e çdo lajmi përbën një rrezik të madh dhe një shkak potencial për të rënë në gjynah dhe padrejtësi. Nëse marrim si të mirëqënë një lajm të rremë, do të gjykojmë duke u bazuar në të dhe, si rrjedhim, mund të dëmtojmë jetën, pasurinë ose nderin e njerëzve padrejtësisht. Pasojat janë shumë të rënda. Prandaj të mençurit nuk veprojnë kurrë kështu. Ata e dinë se është detyrë verifikimi i çdo lajmi që sjell një njeri i prishur. Më pas, nëse faktet tregojnë për vërtetësinë e atij lajmi, atëherë gjykohet dhe punohet sipas tij. Nëse faktet vërtetojnë të kundërtën, atëherë ai nuk pranohet dhe nuk punohet sipas tij. Nga ajeti kuptohet se lajmi i sjellë nga një njeri i sinqertë, i drejtë dhe i besueshëm, është i pranueshëm. Ndërsa lajmi i një personi që njihet botërisht si gënjeshtar është i papranueshëm. Nga ana tjetër, lajmi i një njeriu të prishur, domethënë, i atij që bën shumë gjynahe e shkel kufijtë e Zotit, shihet në varësi të fakteve të tjera plotësuese, pastaj gjykohet për pranimin ose jo të tij. Për këtë arsye, shumë dijetarë muslimanë të hershëm i prano-nin hadithet e sjella nga hauarixh-ët, të cilët nuk gënjenin në fjalët që transmeto-nin, edhe pse bënin gjynahe të tjera dhe kishin devijuar nga rruga e drejtë. Ngrihet pyetja: A lejohet transmetimi ihaditheve nga bidatçinjtë? Imam Musliminuk e ka lejuar një gjë të tillë. Kurse imamNeveviu, në parathënien e “Sahihu iMuslimit”, thotë: “Dijetarët e hadithit tëfikh-ut dhe të usul-it janë unanimë nëmendimin se transmetimet e atyre qëbëjnë bidate kufri nuk duhet tëpranohen. Ndërsa për transmetimet eatyre që nuk bëjnë bidate kufri kamendime të ndryshme. Disa thonë se atojanë të papranueshme në mënyrë tëprerë dhe të padiskutueshme, sepsebidatçiu e ka të cenuar pastërtinë e tijfetare, e cila është kusht përpranueshmërinë e transmetuesit. Disajanë të mendimit se transmetimet e tyrejanë të pranueshme, përderisa nëmedhhebin e tyre e kanë të ndaluargënjeshtrën dhe nuk e bëjnë atë tëlejueshme për hir të mbështetjes tëmendimit dhe rrugës së tyre. Këtu nukprish gjë fakti në e propagandojnë bidatine tyre apo jo, a i ftojnë të tjerët nëpasimin e medhhebit të tyre apo jo. Kydëshmohet edhe si qëndrim i imamittonë, Shafiiut (Allahu e mëshiroftë!), i cilika thënë: “Unë nuk e pranoj dëshminë ebidatçinjve të quajtur el hattabije, ngasekti i shiitëve, sepse ata e shohin si tëlejuar dëshminë e rreme, kur bëhet fjalëpër të qëndruar në medhhebin e tyre.”Ndërsa disa dijetarë të tjerë bëjnë dallimmes bidatçinjve që janë propagandues tëbidatit të tyre dhe atyre bidatçinjve qënuk janë të tillë. Sipas këtyre,transmetimet e të parëve nuk lejohen,ndërsa të atyre të fundit lejohen. Ky, nëfakt, është mendimi i shumicës sëdijetarëve dhe, sigurisht, që ështëmendimi më i drejtë në këtë çështje. Disanxënës dhe pasues të imam Shafiiut kanëqenë unanimë në mendimin setransmetimet e bidatçiut që propaga-ndon dhe fton në pasimin e bidatit të tijjanë të papranueshme. Ndërsa për atë qënuk është i tillë, ata kanë patur mendimetë ndryshme: a pranohet transmetimi i tijapo jo. Ebu Hatim Ibn Hibani ka thënë:“Imamët tanë janë unanimë nëqëndrimin se është i palejueshëmargumentimi me transmetimet e sjellanga bidatçinjtë që e propagandojnëbidatin e tyre. Asnjë nuk e kundërshtonkëtë qëndrim.” Për sa i përket mendimittë parë në këtë çështje, ai është shumë idobët. Në të dy ‘Sahih’-ët dhe në librat eimamëve të hadithit, ka shumëtransmetime të pranuara nga shumëbidatçinj, të cilët nuk janë propaganduestë bidatit të tyre. Dijetarët e parë dhe atatë mëvonshmit i kanë pranuarvazhdimisht transmetimet e kësajkategorie bidatçinjsh. Ata vazhdimishtkanë dëgjuar hadithe prej tyre dhe u kanëmundësuar edhe atyre të dëgjojnëhadithet që transmetonin imamët emëdhenj, pa kurrfarë vërejtjeje.Sidoqoftë, Allahu i Lartësuar është më iditur. (Për më gjerë, shih parathënien eimam Neveviut në “Komentari i Sahihuttë Muslimit”.) [Sh.p.].