Sureja El-Huxhurat (Dhoma — الحجرات) (Ajet 8)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




49 El-Huxhurat(الحجرات), Ajet 8

فَضْلًا مِنَ اللَّهِ وَنِعْمَةً ۚ وَاللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ 8 ٨

me mirësinë dhe dhuntinë e Perëndisë. – E, Perëndia është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm. (8)

Tefsiri

Kjo është mirësi

(e dhuruar)

prej Allahut. -

Udhëzimi në rrugën e drejtë është mirësi e dhuruar nga Allahu Bujar dhe Bamirës, e jo i merituar me forcën dhe përpjekjet e tyre.

Allahu është i Gjithëditur e i Urtë. -

Allahu i di ata që tregohen falënderues ndaj mirësive të Tij, prandaj ua shton ato edhe më shumë. Ai i di edhe ata që nuk i japin hakun mirësive të Tij, duke treguar mosmirënjohje. Ata nuk e meritojnë dhuratën e Tij, prandaj dhe i privon nga ajo. Allahu ia jep udhëzimin atij që Ai e gjykon, me drejtësinë dhe urtësinë e Tij absolute.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë