Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قُلْ لَا يَسْتَوِي الْخَبِيثُ وَالطَّيِّبُ وَلَوْ أَعْجَبَكَ كَثْرَةُ الْخَبِيثِ ۚ فَاتَّقُوا اللَّهَ يَا أُولِي الْأَلْبَابِ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ
Thuaju: “Nuk barazohet e keqja me të mirën, sikur edhe të të kënaqte shumica e të këqijave. Druajeni Perëndinë, o të zotët e mendjes së hollë, që të shpëtoni. (100)
Thuaj: “Nuk është e njëjtë e keqja dhe e mira, edhe nëse shtimi i së keqes të mahnit.” -
Pra, nuk janë të njëjtë besimi dhe mohimi, bindja ndaj Zotit dhe mosbindja ndaj Tij, banorët e Xhenetit dhe banorët e Zjarrit, veprat e mira dhe veprat e këqija, pasuria hallall dhe pasuria haram. Gjithashtu, e keqja nuk iu vlen aspak atyre që e kanë. Përkundrazi, ajo i dëmton ata në çështjet e dynjasë dhe të fesë.Kijni frikë Allahun, o ju që kuptoni, që të shpëtoni! -
Allahu i Madhëruar iu drejtohet të mençurve, me mendje të shëndoshë dhe arsyetim të saktë, sepse nga ata shpresohet që mund të përfitojnë nga porositë e Tij të mrekullueshme, që mirësia të punojë tek ata dhe nëpërmjet tyre. Ai tregon se çelësi i shpëtimit dhe suksesit është devotshmëria, pra, zbatimi i urdhrave dhe largimi nga ndalesat e Tij, në shenjë dashurie, madhërimi e nënshtrimi për Të. Shpërfillja e devotshmërisë është rrugë drejt humbjes së çdo mirësie dhe drejt zhytjes në ligësi dhe dëshpërim.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë