Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
مَا جَعَلَ اللَّهُ مِنْ بَحِيرَةٍ وَلَا سَائِبَةٍ وَلَا وَصِيلَةٍ وَلَا حَامٍ ۙ وَلَٰكِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا يَفْتَرُونَ عَلَى اللَّهِ الْكَذِبَ ۖ وَأَكْثَرُهُمْ لَا يَعْقِلُونَ
Perëndia nuk e përligji Behirën (devën femër me veshë të prerë); as Saibën (devën që e flijonin për statujë); as Vesilën (devën që ka pjellë pesë herë rresht qingja – femër e u është flijuar statujeve); as Hamin (devën që nuk e ngarkonin as shalonin). Por, mohuesit (duke besuar kështu shtrembër), kanë trilluar gënjeshtra për Perëndinë! Shumica nga ata nuk kanë mend. (103)
Allahu nuk i veçoi
(si bagëti të shenjta)as Behirën, as Saibën, as Vesilën dhe as Hamën ... -
Kjo është një goditje për idhujtarët, të cilët bënin fetarisht të ligjshme ato gjëra që Zoti nuk i kishte ligjëruar dhe konsideronin haram ato që Zoti i kishte lejuar. Ata e bënin këtë veprim duke u bazuar në arsyetimet e tyre të liga dhe të kota. Kështu, idhujtarët u ngjisnin bagëtive që i konsideronin si të shenjta emra të stisur nga vetë ata, duke kundërshtuar dhe mospërfillur gjykimin e Zotit në konsiderimin hallall apo haram të gjërave. Për ata, Behira ishte deveja që ndalonin të përdorej për bartje, duke pretenduar se ishte e shenjtë, dhe këtë kafshë e dallonin duke i bërë një të çarë në vesh. Ndërsa Saiba quhej një bagëti çfarëdo: deve, lopë ose dele, e cila, pasi arrinte një moshë të caktuar, konsiderohej e shenjtë nga ata, prandaj nuk e thernin për ta ngrënë. Madje, disa njerëz e veçonin një pjesë të pasurisë të tyre dhe e konsideronin si ‘Saiba’, pra, të paprekshme. Kurse Hama quhej deveja që ata e ndalonin të përdorej si kafshë shtëpie, kur ajo plotësonte disa cilësi të caktuara. Megjithatë, të gjitha këto kafshë konsideroheshin të shenjta nga idhujtarët, pa pasur argument nga Allahu i Madhëruar. Ata thjesht trillonin, nga injoranca e tyre. Prandaj Allahu i Madhëruar thotë:...por ata që nuk besojnë trillojnë gënjeshtra për Allahun, dhe shumica e tyre nuk e kuptojnë. -
Ata nuk kishin as dëshmi nga Zoti, nëpërmjet profetëve të Tij, e as logjikë të pranueshme. Megjithatë, ata ishin të vetëkënaqur me mendimet dhe trillimet e tyre, të bazuara në injorancë dhe padrejtësi.Këto ishin emërtime të idhujtarëve për disa bagëti që i konsideronin si të shenjta, pa pasur argument nga Zoti.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë