Sureja El-Maide (Sofra — المائدة) (Ajet 104)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




5 El-Maide(المائدة), Ajet 104

وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ تَعَالَوْا إِلَىٰ مَا أَنْزَلَ اللَّهُ وَإِلَى الرَّسُولِ قَالُوا حَسْبُنَا مَا وَجَدْنَا عَلَيْهِ آبَاءَنَا ۚ أَوَلَوْ كَانَ آبَاؤُهُمْ لَا يَعْلَمُونَ شَيْئًا وَلَا يَهْتَدُونَ 104 ١٠٤

E kur ju thuhet atyre: “Ejani në atë që e ka zbritur Perëndia dhe ejani te Pejgamberi!” Ata thanë: “Neve na mjafton ajo, në çka i kemi gjetë etërit tonë”. A mos edhe atëherë, kur etërit e tyre nuk kanë ditur asgjë, e as nuk ishin në udhën e vërtetë? (104)

Tefsiri

Kur atyre u thuhet: “Ejani në atë

(shpallje)që ka zbritur Allahu dhe tek i Dërguari, ata thonë: “Na mjafton rruga e etërve tanë." edhe pse etërit e tyre nuk dinin asgjë dhe nuk ishin në rrugë të drejtë. -

Kur ata ftoheshin të pasonin Shpalljen e Profetit a.s, ata kthenin shpinën dhe nuk pranonin të nënshtroheshin duke thënë: “Na mjafton ajo rrugë ku gjetëm prindërit tanë”, me kuptimin: Preferojmë që të ndjekim atë fe në të cilën gjetëm të parët tanë, edhe sikur të mos na shpëtojë nga ndëshkimi i Allahut. Nëse të parët e tyre do të ishin të urtë dhe të mençur, çështja do të ishte më e pranueshme, por ata ishin të paditur dhe nuk arsyetonin drejt. Ata ishin zhytur në injorancë të thellë e nuk dinin asgjë rreth udhëzimit të Zotit dhe dritës së sjellë prej Tij nëpërmjet shpalljeve dhe profetëve. Mjerë për ata që pasojnë injorantët dhe mjerë për ata që nuk kanë dituri të saktë e logjikë të pastër, dhe shpërfillin Shpalljen e Allahut dhe udhëzimin e Profetit, të cilat e mbushin zemrën me dituri, besim, udhëzim dhe siguri të plotë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë