Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
ذَٰلِكَ أَدْنَىٰ أَنْ يَأْتُوا بِالشَّهَادَةِ عَلَىٰ وَجْهِهَا أَوْ يَخَافُوا أَنْ تُرَدَّ أَيْمَانٌ بَعْدَ أَيْمَانِهِمْ ۗ وَاتَّقُوا اللَّهَ وَاسْمَعُوا ۗ وَاللَّهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الْفَاسِقِينَ
Kështu, më së lehti mund të bëjnë dëshminë e tyre të saktë, ose të frikohen që betimet e tyre të refuzohen (mohohen) me betime tjera. – Druajuni Perëndisë dhe dëgjonie! Se, Perëndia, nuk i udhëzon në rrugë të drejtë njerëzit ngatërrestarë. (108)
Kijeni frikë Allahun dhe bëhuni të dëgjueshëm, sepse Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull të prishur. -
Njerëz të prishur janë ata që shkelin kufijtë e Allahut të Madhëruar. Ata nuk e pranojnë udhëzimin e Tij dhe as nuk kanë qëllim që ta gjejnë rrugën e drejtë. Nga këto ajete kuptojmë se kur njeriu është në udhëtim dhe i afrohet vdekja, zakonisht nuk është e lehtë të gjejë dëshmitarë. Nëse mundet, ai duhet të zgjedhë dy dëshmitarë të drejtë muslimanë. Nëse nuk gjen, lejohet që të marrë si dëshmues dy jomuslimanë. Megjithatë, për shkak të statusit të tyre si jobesimtarë, u është dhënë e drejta të afërmve të të ndjerit që, nëse kanë dyshime në dëshminë e tyre, t’u kërkojnë që të betohen pas namazit të ikindisë se ata nuk gënjejnë, nuk kanë tradhtuar dhe nuk e kanë ndryshuar dëshminë. Kështu ata e kanë kryer detyrën e tyre. Nëse të afërmit e të ndjerit nuk e besojnë dëshminë e qafirëve dhe, duke u nisur nga prova dhe fakte, ata mendojnë se dëshmia e tyre është e gënjeshtërt apo e tjetërsuar, atëherë të afërmit nxjerrin dy dëshmitarë nga mesi i tyre. Ata duhet të betohen në Allahun e Madhëruar dhe të thonë se dëshmia e tyre është më e drejtë se dëshmia e dy të parëve, të cilët kanë gënjyer. Këto ajete kanë zbritur për ngjarjen e Temim el Darit dhe Adij Ibn Bedaes, kur Budejl ibnu Ebi Merjem (i cili ishte musliman) ua la testamentin atyre të dyve (Temimit dhe Adijit të cilët ishin të krishterë). Kjo është një histori tepër e njohur.Megjithatë, Allahu është më i ditur për gjithçka. Këto ajete janë prova mbështetëse të shumë çështjeve. Kështu, prej tyre mësohet se lënia e testamentit është e lejuar ligjërisht, madje e detyrueshme për atë njeri që po i afrohet vdekja. Testamenti pranohet nëse thuhet nga dikush të cilit i është afruar vdekja, duke parë shenjat e saj, dhe nëse akoma e ka mendjen në rregull. Por për të pranuar vërtetësinë e testamentit, është e detyrueshme që të jenë dy dëshmitarë të drejtë muslimanë. Dëshmia e dy jomuslimanëve pranohet veçse në rastet e domosdoshme, sipas medhhebit të Imam Ahmedit. Disa dijetarë të tjerë pretendojnë se ky gjykim i fundit është i shfuqizuar, por ai është një mendim i pabazë dhe pa argument. Nëse e sheh me kujdes ajetin, kupton se dëshmia e dy qafirëve në raste domosdoshmërie është e pranueshme edhe në raste të tjera, përveç dëshmisë për testamentin. I këtij mendimi ka qenë edhe shejhul Islam Ibn Tejmije. Nga ajetet mësohet gjithashtu, se:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë