Sureja El-Maide (Sofra — المائدة) (Ajet 10)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




5 El-Maide(المائدة), Ajet 10

وَالَّذِينَ كَفَرُوا وَكَذَّبُوا بِآيَاتِنَا أُولَٰئِكَ أَصْحَابُ الْجَحِيمِ 10 ١٠

kurse atyre që nuk kanë besuar dhe që kanë mohuar argumentet tona – ata do të jenë banorë të zjarrit. (10)

Tefsiri
Atyre që kanë besuar dhe bëjnë vepra të mira, Allahu u premton falje gjynahesh dhe shpërblim të madh. Ata që mohojnë argumentet Tona, do të jenë banorë të Zjarrit. -

Allahu i Madhëruar, i Cili është i Vërtetë në fjalët e Tij dhe kurrë nuk e thyen premtimin, u bën një premtim të mrekullueshëm atyre që e besojnë Atë, shpalljet e Tij, profetët e Tij dhe Ditën e Llogarisë, që kryejnë vepra të mira, të detyrueshme apo të pëlqyeshme. Ai u premton, së pari, mbulim të gjynaheve, falje të tyre dhe shpëtim nga ndëshkimi që vjen si pasojë e gjynaheve dhe, së dyti, shpërblim të madh dhe bujar, madhështinë e të cilit e di veçse Allahu i Madhëruar, sikurse thotë në Kur’ân: “Askush nuk di për atë kënaqësi që u është caktuar atyre si shpërblim për atë që kanë bërë.” [Sexhde 17]. Ndërsa vendi i atyre që i konsiderojnë si gënjeshtra argumentet dhe shpalljet e Allahut të Madhëruar dhe që i mohojnë ato, pasi i kanë kuptuar qartësisht, do të jetë Zjarri. Ata do të jenë banorë të Xhehenemit dhe kurrë nuk do të shpëtojnë prej tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë