Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِذْ قَالَ مُوسَىٰ لِقَوْمِهِ يَا قَوْمِ اذْكُرُوا نِعْمَةَ اللَّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ جَعَلَ فِيكُمْ أَنْبِيَاءَ وَجَعَلَكُمْ مُلُوكًا وَآتَاكُمْ مَا لَمْ يُؤْتِ أَحَدًا مِنَ الْعَالَمِينَ
(Kujtoje) kur Musai i tha kombit të vet: “O populli im! Kujtonie mirësinë e Perëndisë ndaj jush, kur prej jush bëri pejgamber, dhe ju bëri disa prej jush sundimtarë, dhe juve ju dha atë që nuk i kishte dhënë askujt para jush; (20)
Kujto
(o i Dërguar)kur Musai i tha popullit të vet: “O popull im, kujtoni mirësinë e Allahut ndaj jush kur nga mesi juaj nxori profetë, ju bëri të jeni sundues(në Tokë)dhe ju dha atë që nuk i kishte dhënë asnjë populli
(tjetër).” - Kuptimi: Kujtoni mirësitë e shumta të Allahut mbi ju, për të qenë mirënjohës. Kujtojini ato me zemër dhe me gojë. Kujtoni, sepse kujtimi i mirësive kultivon dashurinë për Dhuruesin dhe nxit shtimin e adhurimeve, të shprehura me ndjenja, fjalë dhe vepra që e kënaqin Atë. Kujtoni mirësinë më të madhe mbi ju, kur nga mesi juaj bëri profetë, të cilët ju kanë ftuar në rrugën e drejtë, ju kanë këshilluar që të ruheni nga çdo fjalë e vepër e keqe, ju kanë mësuar të ecni në rrugën e Zotit, për të arritur lumturinë e përjetshme. Ata ju kanë mësuar atë që ju nuk e keni ditur dhe për të cilën keni patur nevojë më shumë sesa për jetën tuaj. Kujtoni që Allahu i Madhërishëm ju bëri zotërues të çështjeve tuaja, ndryshe nga ç’ishit më parë, skllevër dhe të nënshtruar ndaj të tjerëve. Kështu, ju do të jeni të lirë të adhuroni Allahun, ashtu sikurse Ai kënaqet prej jush, dhe të zbatoni tërësisht fenë në të cilën ju udhëzoi. Allahu i Madhëruar ju dha atë që nuk ia kishte dhënë askujt në botë. Ai ju dhuroi mirësi të kësaj dynjaje dhe mirësi fetare, çka nuk ia kishte dhënë askujt prej njerëzve të tjerë deri në atë kohë. Kështu, Allahu i Madhëruar u kujtoi atyre mirësitë e Tij të shumta materiale e fetare, që të shtonte tek ata forcën e imanit dhe qëndrueshmërinë e tij. Kjo u bë, me qëllim që ata t’i bindeshin urdhrit për luftë, duke iu bindur Zotit dhe profetit të Tij. Pastaj Musai u tha:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë