Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَالسَّارِقُ وَالسَّارِقَةُ فَاقْطَعُوا أَيْدِيَهُمَا جَزَاءً بِمَا كَسَبَا نَكَالًا مِنَ اللَّهِ ۗ وَاللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ
Vjedhësit dhe vjedhëses këputjuani duart e tyre, për ndëshkim të asaj që kanë punuar – dënim nga ana e Perëndisë; se, Perëndia, është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. (38)
Vjedhësit dhe vjedhëses ua prisni duart, -
‘Vjedhës’, që meriton këtë ndëshkim të përcaktuar në Sheriat, quhet ai që merr pasurinë e vlefshme të tjetrit fshehtazi dhe pa pëlqimin e pronarit të saj. Vjedhja është një gjynah i madh, që ka ndëshkim të ashpër dhe poshtërues, prerjen e dorës së djathtë, ashtu siç vjen në variantin e leximit të këtij ajeti nga disa sahabë. Me fjalën “dorë”, kur nuk përcaktohet, kuptohet gjymtyra e dorës deri te kyçi. Kështu, nëse dikush vjedh, atij i pritet dora deri te kyçi, si ndëshkim, dhe i zhytet në vaj të nxehtë, që të mbyllen damarët dhe të mos humbasë gjak. Ky ajet përfshin në kuptimin e tij çdo rast vjedhjeje, por Suneti i Profetit (a.s)e kufizon atë në disa aspekte, si dhe përcakton disa kushte shtesë, për ta bërë të meritueshëm prerjen e dorës së vjedhësit:…si ndëshkim për veprën e kryer dhe si dënim nga Allahu. -
Prerja e dorës është si ndëshkim për hajdutin, për krimin e vjedhjes së pasurisë së njerëzve, dhe si frikësim i hajdutit dhe i të tjerëve për t’u frenuar dhe larguar nga krimi. Nëse njerëzit shohin ndëshkimin e vjedhjes dhe sigurohen se ashtu do t’u ndodhë po e kryen ata, sigurisht do të frenohen dhe do të ndalen nga ky krim.Allahu është Ngadhënjimtar e i Urtë. -
I Madhëruari është Krenar dhe i Pamposhtur, prandaj askush nuk duhet t’i thyejë ligjet e Tij. Ai është i Urtë, dhe urtësia e Tij kërkon që dënimi i vjedhësit të jetë prerja e dorës.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë