Sureja El-Maide (Sofra — المائدة) (Ajet 47)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




5 El-Maide(المائدة), Ajet 47

وَلْيَحْكُمْ أَهْلُ الْإِنْجِيلِ بِمَا أَنْزَلَ اللَّهُ فِيهِ ۚ وَمَنْ لَمْ يَحْكُمْ بِمَا أَنْزَلَ اللَّهُ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الْفَاسِقُونَ 47 ٤٧

Le të gjykojnë ithtarët e Inxhilit ashtu siç ka shpallë Perëndia në të. E, kush nuk gjykon ashtu siç ka shpallë Perëndia – ata janë mëkatarë të vërtetë. (47)

Tefsiri

Le të gjykojnë ithtarët e Ungjillit sipas asaj që Allahu ka shpallur në të. -

Besimtarët e vërtetë të Ungjillit duhet të mos i kalonin kufijtë e vendosur në librin e tyre. Ata nuk duhet të mohonin dhe shpërfillnin porositë që Zoti shpalli në të. Në të kundërt:

E kush nuk gjykon sipas asaj që Allahu ka shpallur, ata kanë dalë jashtë rrugës së Zotit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë