Sureja El-Maide (Sofra — المائدة) (Ajet 56)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




5 El-Maide(المائدة), Ajet 56

وَمَنْ يَتَوَلَّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَالَّذِينَ آمَنُوا فَإِنَّ حِزْبَ اللَّهِ هُمُ الْغَالِبُونَ 56 ٥٦

Me të vërtetë, ata që marrin për mik Perëndinë, Pejgamberin e Tij dhe ata që besojnë, (ata janë në anën e Perëndisë); dhe ana e Perëndisë do të jetë fitues. (56)

Tefsiri

E kush ka mik Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët,

(ta dijë se)

s’ka dyshim se pala e Allahut, ata janë ngadhnjimtarë. -

Pra, do të jetë pjesëtar i palës së Allahut, do të jetë pjesë e adhuruesve të Allahut dhe të dashurve të Tij. Pa dyshim, pala e Allahut dhe të afërtit e Tij do të jenë triumfuesit. Atyre u takon përfundimi i mirë në dynja dhe ahiret, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “Premtimi Ynë u është dhënë më parë robërve Tanë të dërguar, se ata, pa dyshim, do të ndihmohen dhe se ushtria Jonë, ata do të jenë ngadhënjimtarët.” [Saffat 171 – 173]. Ky është një përgëzim i madh për të gjithë ata që përpiqen sinqerisht të zbatojnë porositë e Allahut, duke u bërë prej të dashurve të Tij. Ata do të jenë gjithmonë të fituarit, edhe nëse ndonjëherë, me urtësinë e Tij, Allahu i Madhëruar do të lejojë që të sprovohen, duke ua dhënë fitoren armiqve të tyre. Këtë Allahu i Madhëruar e lejon përkohësisht, me urtësinë e Tij, por në përfundim fitorja i takon besimtarëve, miqve e të dashurve të Allahut të Madhëruar. Nuk ka më fjalëdrejtë se Allahu i Lartësuar.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë