Sureja El-Maide (Sofra — المائدة) (Ajet 57)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




5 El-Maide(المائدة), Ajet 57

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَتَّخِذُوا الَّذِينَ اتَّخَذُوا دِينَكُمْ هُزُوًا وَلَعِبًا مِنَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ مِنْ قَبْلِكُمْ وَالْكُفَّارَ أَوْلِيَاءَ ۚ وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ 57 ٥٧

O besimtarë! Mos i merrni për miq ata, të cilët, fenë tuaj e marrin për tallje dhe lojë, qofshin ata, të cilëve ju është dhënë Libri para jush, apo qofshin mohuesit, - dhe druajuni Perëndisë, nëse jeni besimtarë! (57)

Tefsiri
O ju që keni besuar! Mos i zini për miq ata që tallen dhe luajnë me fenë tuaj qofshin ata prej atyre që u është dhënë Libri para jush apo prej jobesimtarëve! -

Edhe në këto ajete Allahu i Lartësuar i ndalon besimtarët që t’i konsiderojnë ithtarët e Librit, pra, jehudët e të krishterët, si dhe çdo lloj jobesimtari, si miq të afërt, duke i dashur e mbështetur, duke u treguar të fshehtat e besimtarëve apo duke i ndihmuar në shumë çështje që dëmtojnë Islamin dhe muslimanët. Të gjitha këto sjellje bien ndesh me imanin. Besimi i drejtë e bën të detyrueshëm distancimin nga qafirët e çdo lloji.

Frikësojuni Allahut, nëse jeni besimtarë. -

Është devotshmëria ndaj Zotit që duhet t’ua imponojë besimtarëve një qëndrim të tillë kundrejt mohuesve. Dihet mirë se devotshmëria është kryerja e urdhëresave të Zotit dhe largimi nga ndalesat e Tij. Edhe armiqësia ndaj qafirëve është pjesë e këtyre porosive të Zotit. Po kështu, duhet të përmendim edhe një fakt tjetër, në mënyrë që të kuptojmë se pse duhet t’i urrejmë mohuesit: ata e kundërshtojnë dhe e urrejnë besimin e muslimanëve, ata tallen e luajnë me adhurimet e muslimanëve, i përdhosin dhe nënçmojnë simbolet e tyre, sidomos namazin, i cili është nga shenjat më të dukshme dhe madhështore të Islamit. I Lartësuari thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë