Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قُلْ هَلْ أُنَبِّئُكُمْ بِشَرٍّ مِنْ ذَٰلِكَ مَثُوبَةً عِنْدَ اللَّهِ ۚ مَنْ لَعَنَهُ اللَّهُ وَغَضِبَ عَلَيْهِ وَجَعَلَ مِنْهُمُ الْقِرَدَةَ وَالْخَنَازِيرَ وَعَبَدَ الطَّاغُوتَ ۚ أُولَٰئِكَ شَرٌّ مَكَانًا وَأَضَلُّ عَنْ سَوَاءِ السَّبِيلِ
Thuaj: “A doni t’ju tregoj juve për të keqën më të madhe (dhe kush meriton më të rëndin), dënimin te Perëndia? (Këta janë ata), në të cilët është pezmatuar Perëndia, dhe që i ka mallkuar, i ka shndërruar në majmunë dhe derra dhe ata që adhurojnë djallin – ata janë në vendin më të mjerueshëm, sepse, ata qëndrojnë larg rrugës së vërtetë”. (60)
Thuaju: “A t’ju lajmëroj për një të keqe më të madhe se kjo,
(që erdhi)si dënim nga Allahu? Ata mbi të cilët ra mallkimi i Allahut dhe zemërimi i Tij, ata që i shndërroi në majmunë e në derra dhe u bënë adhurues të Shejtanit” -Thuaju, o Profet, duke ecur me logjikën e tyre, a t’ju tregoj për diçka që është më “e keqe” se ajo të cilën ju e konsideroni si mangësi e turp? Gjendja më e keqe që ju duhet ta urreni dhe ta konsideroni si kërcënim për ju, është gjendja e atyre që Zoti i mallkoi, duke i dëbuar nga mëshira e Tij dhe duke u zemëruar me ta, për t’i ndëshkuar në dynja dhe në ahiret. Ai i shndërroi ata në majmunë e derra dhe i bëri adhurues të Shejtanit dhe të çdo gjëje tjetër veç Zotit.ata janë në gjendjen më të keqe dhe më të humburit prej rrugës së drejtë. -
Mendojeni pak dhe kuptojeni se këta janë në gjendje më të keqe se ata që ju i shihni si të humbur dhe i urreni për besimin e tyre të saktë. Allahu i ka zgjedhur ata fatlumë, ndërsa mëshira e Tij është shumë pranë tyre. Allahu është i kënaqur me ta dhe i shpërblen në dynja dhe në ahiret, sepse ata ia përkushtojnë të gjitha adhurimet vetëm Atij, duke synuar kënaqësinë e Tij, edhe pse ju e urreni këtë gjë dhe e shihni si mangësi.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë