Sureja El-Maide (Sofra — المائدة) (Ajet 66)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




5 El-Maide(المائدة), Ajet 66

وَلَوْ أَنَّهُمْ أَقَامُوا التَّوْرَاةَ وَالْإِنْجِيلَ وَمَا أُنْزِلَ إِلَيْهِمْ مِنْ رَبِّهِمْ لَأَكَلُوا مِنْ فَوْقِهِمْ وَمِنْ تَحْتِ أَرْجُلِهِمْ ۚ مِنْهُمْ أُمَّةٌ مُقْتَصِدَةٌ ۖ وَكَثِيرٌ مِنْهُمْ سَاءَ مَا يَعْمَلُونَ 66 ٦٦

Sikur ata t’i përmbaheshin Teuratit dhe Inxhilit dhe asaj që iu është shpallur nga Zoti i tyre, ata do të kënaqeshin me frytet (që rriten) mbi ata dhe nën këmbët e tyre. Disa prej tyre nuk janë ekstremë, por shumë prej tyre bëjnë vepra të këqija. (66)

Tefsiri

Sikur t'i zbatonin Teuratin, Ungjillin dhe këtë

(Kur'an)

që u shpall nga Zoti i tyre, ata do të kishin gëzuar mirësi të shumta nga qielli dhe toka. -

Ky është urdhër që ata të angazhohen sinqerisht për të plotësuar porositë e të gjitha shpalljeve të Zotit. Gjithashtu, imani nuk mund të jetë i plotë pa besuar Muhamedin (a.s)dhe Shpalljen e fundit të Zotit, Kur’ânin. Nëse ata përpiqen që ta plotësojnë imanin me këtë mirësi të madhe nga Zoti i tyre, atëherë premtimi i Zotit është i mrekullueshëm: “furnizim me bollëk nga qielli dhe toka”. Pra, Allahu i Lartësuar do t’ua shtonte të mirat atyre, do t’ua zbriste shiun nga qielli dhe do t’ua mbinte bimët nga toka, sikurse ka thënë në një ajet tjetër: “Sikur popujt e vendeve të kishin besuar (në Allahun) dhe të ishin të devotshëm, Ne do t’ua kishim hapur të gjitha llojet e begative nga qielli e nga toka, por ata mohuan (të vërtetën). Prandaj Ne i dënuam me shkatërrim, siç e merituan.” [El ea’raf 96].

Ka prej tyre që janë të matur, por shumica prej tyre i kanë shumë të këqija veprat që punojnë. -

Prej ithtarëve të Librit ka edhe nga ata që janë “të matur”, që punojnë me Teuratin dhe Ungjillin, por jo me gjallëri dhe përkushtim të qartë. Megjithatë, shumica prej tyre bëjnë punë të këqija dhe dalin nga porositë e Zotit. Ndërsa të lavdëruarit, që garojnë dhe synojnë gradat e larta, ata janë shumë të pakët.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë