Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
لَقَدْ كَفَرَ الَّذِينَ قَالُوا إِنَّ اللَّهَ ثَالِثُ ثَلَاثَةٍ ۘ وَمَا مِنْ إِلَٰهٍ إِلَّا إِلَٰهٌ وَاحِدٌ ۚ وَإِنْ لَمْ يَنْتَهُوا عَمَّا يَقُولُونَ لَيَمَسَّنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ
Me të vërtetë, u bënë mohues ata, që thonë: “Perëndia është njëri prej treve!” S’ka Zot tjetër përveç se një Zot! E, nëse nuk frenohen nga ato që thanë, me të vërtetë, ka për t’i goditë ata – mohuesit, dënimi pikëllues. (73)
Bëjnë kufër ata që thonë: “Allahu është një nga të tre.”. -
Kjo është njëra nga doktrinat e të krishterëve, madje doktrina themelore e tyre. Ata pretendojnë se Zoti është një trini, e përbërë nga tri pjesë: Zoti, Isai (Jezusi) dhe Merjemja (Maria). I Pastër dhe i Lartësuar është Allahu nga çdo mangësi me të cilën e përshkruajnë. Ky është argumenti më i qartë që tregon mendjelehtësinë dhe dobësinë e të menduarit të të krishterëve. Si mund të pranohen të tilla fjalë të shëmtuara për Zotin e qiejve dhe të tokës?! Si është e mundur të barazosh dhe ngatërrosh Krijuesin me krijesat?! Si nuk arrijnë të vërejnë dhe kuptojnë madhështinë dhe pushtetin e Zotit të botëve? Duke i kundërshtuar ata dhe çdo njeri tjetër të ngjashëm, Allahu i Madhëruar thotë:Nuk ka zot tjetër
(që meriton adhurimet)përveç Një Zoti të vetëm. -
Allahu ka çdo cilësi të plotë e absolute. Ai është i pastër nga çdo mangësi. Ai është i vetmi që krijon, administron dhe rregullon çështjet e krijesave. Çdo mirësi që u jepet krijesave vjen vetëm prej Allahut. Atëherë, si është e mundur që të adhurohet dikush tjetër veç Tij? I Lavdëruar dhe i Lartësuar qoftë Allahu i Madhëruar nga fjalët dhe shpifjet e shëmtuara, që trillojnë të padrejtët kriminelë! Pastaj, Allahu i Madhëruar i kërcënon ata duke thënë:Nëse nuk ndalen nga ajo që thonë, ata që nuk besojnë do t’i kapë një dënim i dhembshëm. -
Ky kërcënim, normalisht, duhet të nxisë frikë-respekt ndaj të Madhërishmit dhe pendim tek Ai. Më pas, Allahu i Lartësuar i fton ata në pendim, duke u treguar se do t’ua pranojë atë. Ai thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë