Sureja El-Maide (Sofra — المائدة) (Ajet 76)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




5 El-Maide(المائدة), Ajet 76

قُلْ أَتَعْبُدُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ مَا لَا يَمْلِكُ لَكُمْ ضَرًّا وَلَا نَفْعًا ۚ وَاللَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ 76 ٧٦

Thuaju (o Muhammed!): “Vallë, a e adhuroni ju, përpos Perëndisë, atë që nuk është në gjendje t’u sjell dëm e as dobi?” E, Perëndia është Ai, që dëgjon dhe di çdo gjë. (76)

Tefsiri

Thuaju: A po adhuroni veç Allahut atë që nuk ka asnjë fuqi që t’ju sjellë as dëm e as dobi?! -

Kuptimi: Thuaju atyre, o i Dërguar: Vallë, në vend të Zotit po adhurojnë krijesat, që janë nevojtare, të varfëra dhe që nuk kanë në dorë as dëm e as dobi?! Si adhuroni krijesat e dobëta dhe nevojtare, dhe e lini anash adhurimin e Zotit, që është i Vetmi që ka në dorë dobinë dhe dëmin, dhënien dhe privimin?!

Allahu është Dëgjon e Di gjithçka. -

Allahu është Dëgjues i të gjitha zërave, në të gjitha gjuhët e ndryshme dhe i të gjitha kërkesave e lutjeve. Ai është i dijshëm për ato që shfaqen dhe për ato që mbulohen, për të fshehtat dhe për të dukshmet, për çështjet e shkuara dhe ato të ardhme. Për këtë arsye, vetëm Allahu, që është me cilësi të plota, i meriton të gjitha adhurimet.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë