Sureja El-Maide (Sofra — المائدة) (Ajet 88)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




5 El-Maide(المائدة), Ajet 88

وَكُلُوا مِمَّا رَزَقَكُمُ اللَّهُ حَلَالًا طَيِّبًا ۚ وَاتَّقُوا اللَّهَ الَّذِي أَنْتُمْ بِهِ مُؤْمِنُونَ 88 ٨٨

Hani nga ato që u ka furnizuar Perëndia – të lëjuara dhe të mira! Druajuni Perëndisë, të cilit ju i keni besuar! (88)

Tefsiri

Hani nga gjërat të cilat Allahu jua ka dhënë hallall e të mira... -

Hani prej të mirave, me të cilat Ai ju ka furnizuar dhe jua ka lehtësuar. Shfrytëzoni pasurinë që Zoti jua ka lehtësuar ta arrini, por me këto kushte: Së pari, të jetë e lejuar, pra, jo e marrë me mënyra të ndaluara, si vjedhja, grabitja, rrëmbimi etj. Së dyti, të jetë e këndshme, e mirë dhe e pastër. Kjo përjashton ushqimet e pista dhe jo të këndshme, si llojet e ndryshme të kafshëve mishngrënëse etj.

...dhe kijeni frikë Allahun, tek i Cili ju besoni. -

Kuptimi: Jini të devotshëm ndaj Allahut, të Cilin ju e besoni. Nëse imani juaj është i saktë dhe i vërtetë, ai duhet të prodhojë devotshmëri dhe kujdes të madh në plotësimin e detyrimeve ndaj Tij. Imani nuk mund të jetë i plotë pa treguar devotshmëri dhe pa i dhënë meritën Allahut të Madhëruar. Ajeti tregon se, nëse dikush vendos t’ia ndalojë vetes një ushqim të caktuar të lejuar, duke u betuar për këtë ndalesë, ai ushqim në vetvete nuk është bërë haram. Megjithatë, nëse robi i kthehet përsëri atij ushqimi dhe e konsumon atë, atëherë ai duhet të kompensojë thyerjen e betimit. Kompensimi ndryshon sipas rasteve, të cilat sqarohen në librat e fikh-ut. Nga ajeti kuptohet, gjithashtu, se njeriu nuk duhet t’ia ndalojë vetes atë gjë që Zoti e ka lejuar dhe që nuk është e dëmshme për të. Për këtë arsye, le ta konsumojë atë, me qëllimin që ta ndihmojë vetveten për një adhurim më të mirë ndaj Allahut të Madhëruar.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë