Sureja Kaf (Qaf — ق) (Ajet 18)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




50 Kaf(ق), Ajet 18

مَا يَلْفِظُ مِنْ قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ 18 ١٨

dhe ai nuk e thotë asnjë fjalë e që pranë tij të mos jetë ai që mbikëqyrë. (18)

Tefsiri

Njeriu nuk thotë ndonjë fjalë pa pasur pranë një regjistrues të gatshëm. -

Çdo fjalë a vepër, e mirë apo e keqe, shëno-het nga melekët. Meleku në të djathtë shënon fjalët dhe veprat e mira, ndërsa meleku në të majtë shënon fjalët dhe veprat e këqija. Këta të dy janë gjithmonë dhe kudo të pranishëm me njeriun, në çdo gjendje të tij. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Pa dyshim, mbi ju qëndrojnë rojet. Ata janë shkrues të ndershëm. Ata dinë gjithçka që bëni ju.” [Infitar 10-12].

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë