Sureja Kaf (Qaf — ق) (Ajet 22)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




50 Kaf(ق), Ajet 22

لَقَدْ كُنْتَ فِي غَفْلَةٍ مِنْ هَٰذَا فَكَشَفْنَا عَنْكَ غِطَاءَكَ فَبَصَرُكَ الْيَوْمَ حَدِيدٌ 22 ٢٢

Ti, me të vërtetë, ke qenë i pakujdesshëm për këtë (momentin e vdekjes), andaj ta kemi ngritur perden (e syve), dhe shikimi yt sot është i prehtë. (22)

Tefsiri
Ti (do t'i thuhet njeriut)

ke qenë i papërgatitur për këtë Ditë. ... -

Kështu i thuhet Ditën e Kijametit çdo mohuesi që i kthen shpinën udhëzimit të Zotit. Këto janë fjalë të ashpra dhe poshtëruese. Pra: “Ti ishe ai që mohove këtë të vërtetë dhe nuk u përgatite për të.”

...Ne tani po ta heqim perden... -

Tani po ta heqim perden e zemrës dhe të syve, që ta shohësh dhe ta vuash atë që e ke mohuar dhe shpërfillur. Për shkak të perdes së mohimit, që të mbuloi zemrën, gjumi yt qe i thellë dhe shpërfillja e së vërtetës u bë e vazhdueshme. Kështu që, erdhi koha që tani ta përjetosh gjithçka realisht.

... dhe shikimi yt sot është shumë i qartë. -

Kuptimi: Sot do të shohësh tmerrin dhe ndëshkimin që të pret. Ky ajet mund të merret edhe si këshillë, që Allahu i Lartësuar i drejton robit në këtë dynja, që ai të udhëzohet. Robi në dynja është shpërfillës i kësaj të vërtete dhe do të përmendet vetëm kur të vijë Dita e Premtuar. Por ajo ditë është koha kur asgjë nuk të bën më dobi dhe kur nuk mund të arrish më gjërat që i ke lënë të ikin. Për këtë arsye, le të nxitojnë të mençurit për të bërë punë të mira, duke zbatuar udhëzimet e Zotit të tyre të dashur dhe të mëshirshëm, para se të vijë dita kur nuk bën më dobi asgjë. Ky është një paralajmërim i hapur, që njeriu të marrë masat për t’i shpëtuar ndëshkimit të përgatitur për jobesimtarët dhe shpër-fillësit e udhëzimeve të Zotit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë