Sureja Kaf (Qaf — ق) (Ajet 25)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




50 Kaf(ق), Ajet 25

مَنَّاعٍ لِلْخَيْرِ مُعْتَدٍ مُرِيبٍ 25 ٢٥

pengues i të mirave, që kalon (kufirin) dhe i cili dyshon (në fé), (25)

Tefsiri

...që ka qenë pengues i mirësisë, i padrejtë e dyshues! -

Ata janë pengues të mirësive. Mirësia më e madhe që ata ia ndalojnë vetes dhe të tjerëve është besimi tek Allahu, melekët, librat dhe profetët e Tij. Ata janë pengues të të mirave që mund t’i kryejnë me trupin dhe me pasurinë e tyre. Përveç kësaj, ata janë shumë agresivë dhe të padrejtë ndaj robërve të Allahut. Ata janë, gjithashtu, dyshues dhe mosbesues ndaj premtime-ve të Allahut të Lartësuar. Siç kuptohet, këta lloj njerëzish nuk kanë as iman, as ihsan. Ata i ka pushtuar kufri dhe urrejtja për të vërtetën dhe pasuesit e saj. Ata kanë dyshime të shumta rreth të vërtetës që iu paraqitet dhe janë koprracë. Ç’është më e keqja, ata adhurojnë idhuj, krahas Allahut të Lartësuar.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë