Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
مَا يُبَدَّلُ الْقَوْلُ لَدَيَّ وَمَا أَنَا بِظَلَّامٍ لِلْعَبِيدِ
Fjala Ime nuk ndryshohet dhe Unë nuk jam zullumqar i robërve të Mi”. (29)
Vendimi Im nuk ndryshon tashmë! Unë nuk jam i padrejtë me robërit. -
Gjykimi i Zotit të gjithësisë nuk mund të kthehet pas apo të kundërshtohet, sepse gjykimi i Tij është i vetmi gjykim i drejtë. Kujdes! Edhe ky lajm i madh nuk mund të mohohet, sepse askush nuk jep lajm më të vërtetë se Allahu i Lavdëruar. Llogaria e të Lartësuarit është me drejtësi. Ju do të shpërbleheni për atë që keni bërë vetë, mirë apo keq qoftë. Nëse keni punuar mirë, Ai jua shton të mirat nga bujaria e Tij. Nëse keni punuar keq, do të merrni me drejtësi të plotë atë që meritoni. Të mirat nuk do t’ju lihen pa u shpërblyer, ndërsa të këqijat nuk do t’ju shtohen.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë