Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
بَلْ عَجِبُوا أَنْ جَاءَهُمْ مُنْذِرٌ مِنْهُمْ فَقَالَ الْكَافِرُونَ هَٰذَا شَيْءٌ عَجِيبٌ
Po, ata janë çuditur që nga mesi i tyre u ka ardhur një paralajmërues, e mohuesit thonë: “Kjo gjë është e çuditshme”. (2)
Po. Ata u habitën që nga gjiri i tyre u erdhi një profet.” –
Ata u çuditën që u vajti një profet, i cili u tërhiqte vërejtjen për çdo gjë që i dëmtonte dhe i mësonte çdo gjë të mirë, që u sillte dobi dhe lumturi. Zoti e përzgjodhi këtë profet nga gjiri i tyre, në mënyrë që ata ta kishin plotësisht të mundur të njihnin sinqeritetin dhe virtytet e tij të larta e, si rrjedhojë, ta dëgjonin, ta besonin dhe të ndiqnin rrugën e tij. Atëherë, këtu nuk kishte asgjë për t’u habitur. Ajo ishte mëse normale dhe plotësisht në përputhje me urtësinë dhe mëshirën e Allahut të Madhëruar, i Cili ua lehtëson gjithmonë krijesave gjetjen e rrugës së drejtë. Për t’u habitur ishte vetëm arsyetimi i tyre i mbrapshtë. Në fakt, ata nuk vuanin aspak nga të metat mendore, por çudia e tyre për Profetin e Zotit vinte nga prirja e tyre djallëzore për mohimin e të vërtetës. Prandaj i Lartësuari i quan ata kafirun- jobesimtarë, kur thotë:Jobesimtarët thonë: “Kjo është, vërtet shumë e habitshme.” -
Habia e tyre shpjegohet me dy mënyra:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë