Sureja Kaf (Qaf — ق) (Ajet 36)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




50 Kaf(ق), Ajet 36

وَكَمْ أَهْلَكْنَا قَبْلَهُمْ مِنْ قَرْنٍ هُمْ أَشَدُّ مِنْهُمْ بَطْشًا فَنَقَّبُوا فِي الْبِلَادِ هَلْ مِنْ مَحِيصٍ 36 ٣٦

E, sa gjenerata i kemi shkatërruar par tyre, duke qenë ata më të fortë (se Kurejshit) dhe ata bredhnin nëpër Tokë. – E, a kanë mund të gjejnë strehim?! (36)

Tefsiri
Allahu i Lartësuar u drejton një kërcënim të gjithë idhujtarëve, që mohojnë dhe nuk pasojnë udhëzimin e sjellë prej profetëve:

Sa e sa breza kemi shkatërruar para tyre, të cilët ishin shumë më të fortë e më të pushtetshëm se këta! -

Sa popuj kanë kaluar para këtyre, të cilët ishin edhe më të fuqishëm dhe të pushtet-shëm se këta të sotmit. Ata lanë gjurmë të shumta, më të dukshme dhe më të mëdha në këtë botë.

Ata u përhapën nëpër tokë, por a gjetën shpëtim?! -

Ata pushtuan shumë vende, ndërtuan kështjella e ndërtesa të larta, me plantacione dhe lumenj. Por ata përhapën edhe shkatërrimin. Kështu, kur mohuan profetët e Zotit dhe shpërfillën udhëzimet e Tij, ata u goditën nga ndësh-kimi i rëndë e poshtërues. As pushteti dhe pasuria, as fëmijët dhe ushtritë e tyre nuk mundën t’i shpëtonin nga vdekja dhe ndëshkimi i të Madhëruarit. Asgjë nuk mund ta ndalonte ndëshkimin e të Plot-fuqishmit mbi ta. Kësisoj, le të shërbejnë ata si shembull për çdo brez që vjen në këtë botë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë