Sureja Et-Tur (Mali — الطور) (Ajet 20)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




52 Et-Tur(الطور), Ajet 20

مُتَّكِئِينَ عَلَىٰ سُرُرٍ مَصْفُوفَةٍ ۖ وَزَوَّجْنَاهُمْ بِحُورٍ عِينٍ 20 ٢٠

Të mbështetur në divane (kanape) të renditura, do t’i martojmë ata me hyrie, sysh të bukur. (20)

Tefsiri

Ata do të rrinë të mbështetur në shtretër të rregulluar mirë. -

Ata do qëndrojnë të shtrirë e të mbështetur, me rehati e kënaqësi të plotë. Shtretërit e tyre janë të zbukuruar dhe të sistemuar. Allahu i Lartësuar i ka përshkruar si shtretër “mesfufeh”, domethënë, të sistemuar dhe të mirëvendosur. Ata do të qëndrojnë së bashku me gratë e tyre mbi ata shtretër, ku do të kënaqen dhe do t’i thonë njëri-tjetrit fjalë të ëmbla. Duke qenë se ata do të provojnë në Xhenet kënaqësi që lumturojnë zemrën, shpirtin dhe trupin, që askush nuk mund t’i përfytyrojë realisht në dynja, atëherë nuk mbetet gjë tjetër që t’i plotësojë kënaqësitë e tyre, veç grave dhe çfarë ato ofrojnë. Ata do të kenë gratë më të përsosura në cilësitë e tyre trupore, shpirtërore dhe morale:

Ne do t’i martojmë ata me hyri sybukura. -

Ato janë gra tek të cilat bashkohen bukuria dhe hijeshia fizike me moralin dhe sjelljen e përkryer. Bukuria e tyre çorodit çdo njeri që i shikon e kundron. Zemrat gati pëlcasin nga malli për t’i pasur dhe për të qenë me to, thjesht e vetëm me një shikim të hedhur prej tyre. Sytë e tyre janë shumë të bukur dhe shprehës të dashurisë që fshehin. E bardha dhe e zeza e syve të tyre janë në kontrast vezullues.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë