Sureja Et-Tur (Mali — الطور) (Ajet 22)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




52 Et-Tur(الطور), Ajet 22

وَأَمْدَدْنَاهُمْ بِفَاكِهَةٍ وَلَحْمٍ مِمَّا يَشْتَهُونَ 22 ٢٢

dhe do t’ju zgjërojmë dhuntitë atyre me pemë dhe mish që ju ka ënda; (22)

Tefsiri

Ne do t’ua shtojmë të mirat atyre: fruta e mish, si t’ua ketë ënda. -

Ndër begatitë e shumta me të cilat Zoti do t’i kënaqë banorët e Xhenetit janë edhe frutat e shijshme. Rrushi, shega, molla e shumë fruta të tjera të mrekullueshme, janë kënaqësi që ata do t’i shijojnë, përveç ushqimeve të pakrahasueshme që do të kenë përjetësisht në Xhenet. Nëse kërkojnë mish, do t’u jepet çdo lloj mishi që dëshirojnë: mish shpendësh apo kafshësh të tjera.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë