Sureja Et-Tur (Mali — الطور) (Ajet 36)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




52 Et-Tur(الطور), Ajet 36

أَمْ خَلَقُوا السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ ۚ بَلْ لَا يُوقِنُونَ 36 ٣٦

A mos vallë ata kanë krijuar qiejt dhe Tokën?! Jo, por ata nuk duan të besojnë. (36)

Tefsiri

Vallë, ata i krijuan qiejt e Tokën?! -

Kjo është një pyetje së cilës i dihet përgjigjja, por që drejtohet për ta pohuar atë me më shumë forcë. Askush nuk ka krijuar gjë në këtë gjithësi, as në qiell e as në Tokë, veç Allahut të Vetëm dhe të Gjithëpushtetshëm. Ata nuk kanë asnjë grimë pushteti në qiell dhe në tokë. Kjo është shumë e qartë dhe lehtësisht e kuptueshme, por mohuesit nuk binden, sikurse thotë Zoti:

Jo, nuk është ashtu, por ata nuk janë të bindur. -

Ata nuk janë të bindur, që të mund të përfitojnë nga argumentet e fesë dhe ato logjike.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë