Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أَمْ عِنْدَهُمْ خَزَائِنُ رَبِّكَ أَمْ هُمُ الْمُصَيْطِرُونَ
Vallë, a mos në ta është thesari i Zotit tënd, ose, vallë ata sundojnë? (37)
A mos zotërojnë thesaret e Zotit tënd?! -
Vallë, depot e mirësisë së Zotit të Lartësuar janë në duart e këtyre mashtruesve jobesimtarë dhe ata i japin atij që duan dhe privojnë atë që duan? Kjo, me sa duket, është edhe arsyeja që atyre u duket e pamundur dhe jo e drejtë që Allahu i Madhëruar dhe i Urtë t’ia dhurojë profetësinë robit të Tij, Muhame-dit (a.s.). A thua se janë ata përgjegjësit dhe shpërndarësit e mëshirës dhe mirësive të Zotit. Në fakt, ata janë shumë më të ulët dhe të parëndësishëm, që të pretendojnë të tilla gjëra. Ata nuk kanë mundësi të ndihmojnë apo dëmtojnë as veten e vet. Ata nuk mund të dhurojnë jetë, nuk mund të sjellin vdekje dhe nuk mund të ringjallin krijesat. Vetëm në dorë të Zotit është i gjithë pushteti dhe mbretërimi, në qiell dhe në Tokë, në dynja dhe në ahiret. Allahu i Madhëruar thotë: “Mos vallë janë ata që përcaktojnë mëshirën e Zotit tënd?! Ne kemi përcaktuar për ta se si do të jetojnë në këtë botë. Ne i kemi ngritur disa më lart se të tjerët, që të përfitojnë me shërbi-met ndaj njëri-tjetrit. Mëshira e Zotit tënd është shumë më e vlefshme sesa çfarë grumbullojnë ata.”. [Zuhruf 32].Apo mos janë ata mbizotëruesit?! -
A mund të marrin ata nën sundim krijesat dhe mbretërinë e Allahut me forcë ose me luftë? Sigurisht që jo. Ata janë të varfër, nevojtarë dhe të pafuqishëm kundrejt madhështisë së Allahut.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë