Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أَمْ لَهُمْ إِلَٰهٌ غَيْرُ اللَّهِ ۚ سُبْحَانَ اللَّهِ عَمَّا يُشْرِكُونَ
Ose ata kanë zot (tjetër) pos Perëndisë? Perëndia është i Lartësuar mbi atë çka i përshkruajnë Atij! (43)
A mos kanë ata ndonjë zot tjetër, veç Allahut? I lartë është Allahu nga gjithçka që ata i shoqërojnë! -
A kanë ata ndonjë zot tjetër, të cilit i luten, sepse shpresojnë shpërblim dhe ndihmë prej tij dhe i frikësohen ndëshkimit të tij?! I lartë është Allahu nga gjithçka që ata i shoqërojnë! Ai nuk ka shok dhe partner në pushtetin dhe mbretërimin e Tij. Ai nuk ka shok edhe në meritën e adhurimit. Këto fjalë janë në vazhdim të kontekstit të përgjithshëm të sures dhe përforcuese të tij. Këto ajete tregojnë për pavlefshmë-rinë e adhurimit të çdo gjëje tjetër veç Allahut dhe se çdo adhurim që kryejnë idhujtarët është i papranueshëm, madje i dënueshëm nga i Madhëruari. I vetmi të Cilit duhet t’i përkushtohen adhurimet, namazi, sexhdeja dhe nënshtrimi është Allahu i Pashoq. Çdo adhurim duhet t’i përkushtohet vetëm Allahut, me sinqeri-tet të plotë dhe sipas porosive të Tij dhe të Profetit të Tij. Vetëm Allahut i drejto-hen lutjet e drejtpërdrejta dhe lutjet e shprehura nëpërmjet adhurimeve. Vetëm Ai është Zoti në qiell dhe në Tokë, sepse vetëm Ai është i ploti në emrat dhe cilë-sitë e Tij. Të mrekullueshme, të bukura dhe të urta janë veprat e Tij! Ai është i Madhëruari e Bujari. Ai është Krenari, Ngadhënjimtari e i Pamposhturi. Ai është Një! Allahu është Samed, Ai që çdo krijesë i drejtohet për çdo nevojë. Ai është i Madhëruari, i Lavdishmi, i Lartësuari!Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë