Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُوا عَذَابًا دُونَ ذَٰلِكَ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ
E, me të vërtetë, për zullumqarët ka edhe dënim tjetër pos këtij; por (këtë) shumica e tyre nuk e dijnë. (47)
Është e vërtetë se për ata që bëjnë padrejtësi, ka një dënim më të afërt se ai, por shumica e tyre nuk e dinë. -
Pasi foli për ndëshkimin që i pret zullumqarët Ditën e Kijametit, Allahu i Lartësuar tregon se ata do të përballen me ndëshkimin qysh në jetën e berzah-ut, në varr, para se të ndodhë Kijameti. Madje kjo thënie përfshin edhe vuajtjet që Zoti u jep në jetën e dynjasë, me katastrofa, luftëra dhe dënime të ndryshme. Megjithatë, shumica e njerëzve nuk e dinë, prandaj vazhdojnë rrugën e tyre të humbjes dhe mosbesimit, e cila e ka përfundimin në ndëshkim të rëndë. Kështu, i Lartësuari pasi argumentoi me fakte kotësinë e fjalëve dhe besimeve të mohuesve, urdhëron Profetin e Tij që të mos u kushtojë vëmendje atyre të humburve, por të bëjë durim dhe të presë për gjykimin e Zotit dhe urdhrat e Tij. Ai duhej të përkushtohej në zbatimin e porosive të Zotit, i Cili i premtonte ndihmë dhe sukses, siç thuhet më pas:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë