Sureja Et-Tur (Mali — الطور) (Ajet 48)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




52 Et-Tur(الطور), Ajet 48

وَاصْبِرْ لِحُكْمِ رَبِّكَ فَإِنَّكَ بِأَعْيُنِنَا ۖ وَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ حِينَ تَقُومُ 48 ٤٨

E, ti duro për Vendimin e Zotit tënd! Me të vërtetë, ti je nën mbrojtjen Tonë; dhe lavdëroje duke e falenderuar Zotin tënd kur të ngritesh, (48)

Tefsiri

Bëj durim me gjykimin e Zotit tënd, se ti je nën mbikëqyrjen Tonë! -

Ti je nën vëzhgimin, përkujdesjen dhe ruajtjen Tonë. Është Allahu i Madhëruar Ai që të mbështet dhe të udhëzon ty në çdo çështje, prandaj bëhu i durueshëm me vendimet e Tij! Gjithashtu, Allahu i Lartësuar e urdhëron të shtojë dhikr-in dhe adhurimet e tjera:

Madhëroje me falënderim Zotin tënd, kur të ngrihesh! -

Ky është urdhër për namaz nate. Pra, kur të ngrihesh për të falur namaz nate, përmende Zotin tënd duke i bërë tesbih. Ose ka kuptimin: Kur ngrihesh për të falur pesë namazet farze. Mbase ky është më i saktë, sepse i Lartësuari përmend në vijim edhe dhikr-in gjatë natës, kur thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë